LAJMI I FUNDIT:

Biden paralajmëron se do t’i dërgojë Ukrainës sistemin e avancuar raketor dhe municion

Biden paralajmëron se do t’i dërgojë Ukrainës sistemin e avancuar raketor dhe municion

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës “sistemin më të avancuar raketor dhe municion”, me qëllim që me sukses të luftojë kundër Rusisë.

Ai theksoi se dërgesa e armëve do të mundësojë “goditje të caqeve të caktuara në fushëbetejë në Ukrainë”, transmeton Telegrafi.


Deri më tani Shtetet e Bashkuara kanë hezituar të dërgojnë armë të fuqishme në Ukrainë, nga frika se ato mund të përdoren për të goditur caqe brenda territorit të Rusisë.

Gjermania arrin marrëveshje ushtarake me Greqinë, nga e cila në mënyrë direkte do të përfitojë Ukraina
Lexo po ashtu Gjermania arrin marrëveshje ushtarake me Greqinë, nga e cila në mënyrë direkte do të përfitojë Ukraina

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, ka thënë se armët e reja përfshijnë sistemin raketor M142 Hight Mobility Artillery (HIMARS), që me precizitet mund të lansojë shumë raketa mbi caqet që janë në një distancë prej 70 kilometrave.

Biden është deklaruar lidhur me këtë në një artikull në New York Times, ku tha se qëllimi i SHBA-ve është ta shoh “një Ukrainë, demokratike të pavarur dhe sovrane”.

“Ne nuk kërkojmë luftë mes NATO-s dhe Rusisë. Pavarësisht sesa nuk pajtohem me Putinin, konsideroj se veprimet e tij janë të papritura, kurse Shtetet e Bashkuara nuk do të tentojnë ta rrëzojnë nga Moska”, shtoi Biden.

Ushtria ruse bombardon rezervuarin me acid në Severodonetsk, këshillohen qytetarët të mos dalin nga bunkerët
Lexo po ashtu Ushtria ruse bombardon rezervuarin me acid në Severodonetsk, këshillohen qytetarët të mos dalin nga bunkerët

Kujtojmë që dy muaj më parë, në Varshavë presidenti amerikan tha se Putin nuk duhet të qëndrojë në pushtet.

“Derisa Shtetet e Bashkuara apo aleatët e saj nuk sulmohen, nuk do të përfshihemi direk në këtë konflikt, qoftë me dërgimin e trupave amerikane që do të luftonin në Ukrainë apo të sulmonin forcat ruse”, pati thënë i pari i Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Kalo në kategori