Presidenti amerikan, Joe Biden ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që i lejon atij të zbatojë masa të reja për të luftuar dhunën e kolonëve, duke përfshirë sanksionet që janë shpallur kundër katër ekstremistëve izraelitë që kryen akte dhune në Bregun Perëndimor.
“Ky urdhër ekzekutiv do t’ia lejojë Shteteve të Bashkuara të vendosin sanksione financiare kundër atyre që drejtojnë ose marrin pjesë në veprime të caktuara, duke përfshirë akte ose kërcënime dhune kundër civilëve, frikësimin e civilëve për t’i bërë ata të largohen nga shtëpitë e tyre, duke shkatërruar ose konfiskuar prona ose duke u përfshirë në aktivitete terroriste në Bregun Perëndimor”, thotë Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan në një deklaratë që u lëshua së bashku me njoftimin e masës që lideri amerikan i dërgoi Kongresit.
Sanksionet do të bllokojnë individët e caktuar nga qasjet në sistemin financiar të SHBA-së dhe do të ngrijë çdo pronë që ata tashmë mund të zotërojnë. Sanksionet do të përfshijnë gjithashtu edhe ndalimin e hyrjes në SHBA, raporton timesofisrael.
Teksti i urdhrit ekzekutiv thotë se administrata “konstaton se situata në Bregun Perëndimor – veçanërisht nivelet e larta të dhunës së kolonëve ekstremistë izraelitë, zhvendosja e detyruar e njerëzve dhe fshatrave dhe shkatërrimi i pronave – ka arritur nivele të patolerueshme dhe përbën një kërcënim serioz për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e Bregut Perëndimor dhe Gazës, Izraelit dhe rajonit më të gjerë të Lindjes së Mesme”.
Njoftimi vjen pas kufizimeve të vizave që iu bë në muajin dhjetor ekstremistëve të dhunshëm izraelitë në Bregun Perëndimor. Megjithatë, këto sanksione nuk përfshinin një komponent financiare. Numri i individëve të caktuar dhe identitetet e atyre nuk u bënë publike.
Ndryshe, grupet e të drejtave të njeriut thonë se kolonët dogjën vetura dhe sulmuan disa komunitete të vogla beduine, duke i detyruar ata të evakuohen në zona të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles
Çfarë nënkuptojnë sanksionet amerikane për Industrinë Serbe të Naftës?
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
Zjarri i madh përfshiu një fabrikë acetoni në Rusi
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles