Presidenti Joe Biden i bëri thirrje Senatit të shtunën të miratojë paketën e ndihmave me vlerë 1.9 trilion dollarë që u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve në orët e para të ditës.
Paketa, e cila synon të ofrojë mbështetje financiare për bizneset, institucionet qeveritare si dhe miliona amerikanë, jetët e të cilëve janë prekur nga pandemia, tani do të kalojë në Senat pasi u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve.
“Populli i këtij vendi ka vuajtur për shumë gjatë. Duhet t’ua lehtësojmë vuajtjet. Këtë bën Plani Amerikan i Shpëtimit. Lehtëson vuajtjet. Tani është koha për të vepruar”, tha presidenti në komentet nga Shtëpia e Bardhë para se të nisej për në shtetin e tij Delaware për fundjavën.
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi paketën e re të ndihmës financiare të Presidentit Biden me vlerë prej 1.9 trilionë dollarësh, që synon të ndihmojë bizneset, qeveritë dhe miliona amerikanë të dëmtuar nga pasojat e pandemisë COVID-19.
Ligjvënësit votuan në linja partiake në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga demokratët. Paketa u miratua me 219 vota kundrejt 212 sa ishin kundër. Miratimi i saj e ka vënë presidentin Biden në rrugën për fitoren e tij të parë të madhe legjislative që nga marrja e detyrës më 20 janar.
Paketa e ndihmës do të duhet të miratohet në senatin 100 anëtarësh të ndarë në mënyrë të barabartë ndërmjet demokratëve dhe republikanëve dhe nënpresidentja demokrate, Kamala Harris, ka votën vendimtare.
Demokratët, të cilët kanë epërsi të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve, argumentuan se paketa është e nevojshme për të ringjallur ekonominë dhe për të luftuar pandeminë COVID-19, që u ka marrë jetën më shumë se 510 mijë amerikanëve. Republikanët kundërshtojnë koston e lartë të projektligjit.
Paketa mbulon kostot e vaksinave dhe pajisjeve të tjera mjekësore dhe siguron 1 mijë e 400 dollarë pagesa të drejtpërdrejta për shumicën e amerikanëve. Ajo siguron gjithashtu lehtësime financiare emergjente për qeveritë lokale dhe shtetërore, si dhe sektorët e biznesit të dëmtuar nga pasojat ekonomike të pandemisë, të tilla si industritë e restoranteve dhe linjave ajrore.
Paketa do të mbulojë edhe shpenzimet për përfitimet e papunësisë dhe lehtësime taksash për amerikanët me të ardhura të ulta dhe familjet me fëmijë, si dhe ofron ndihmë për bizneset e vogla.
Rritja e pagës minimale federale nga 7,25 dollarë në 15 dollarë në orë, është propozuar nga demokratët në versionin përfundimtar të paketës, por nuk ka gjasa të kalojë në senat. Ekspertja e rregullave parlamentare të Senatit tha të enjten se, sipas rregullit, propozimi duhet të hiqet nga projekt-ligji.
Vendimi nga ekspertja e rregullave parlamentare të Senatit, Elizabeth MacDonough i detyroi demokratët të kërkojnë rrugë të tjera që propozimi i pagës minimale të miratohet përballë një kundërshtimi të ashpër republikan.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha të premten se Demokratët nuk do të heqin dorë nga rritja e pagës minimale federale.
“Nëse nuk kalon për shkak të rregullave të Senatit, ne do të ngulim këmbë… Nuk do të ndalemi derisa shumë shpejt ta kalojmë pagën minimale prej 15 dollarësh”, tha ajo në një konferencë me gazetarë.
Republikanët ishin paraprakisht kundër planit, duke e konsideruar atë me kosto të fryrë dhe një përpjekje të tepruar për të ndihmuar aleatët demokratë, si sindikatat e punëtorëve dhe shtetet e drejtuara nga demokratët.
Kjo është duke e bërë luftën politike një përballje, fituesi i së cilës do të duket nga reagimi i popullatës në këto kushte krize. Pandemia ka vrarë mbi gjysmë milioni amerikanë, ka lënë miliona njerëz pa punë dhe ka transformuar jetën e përditshme të pothuajse të gjithë amerikanëve.
Beteja po shfaqet gjithashtu si një provë e hershme e aftësisë së presidencës Biden për të ruajtur shumicën e brishtë që gëzon partia e tij në kongres – me vetëm 10 vota në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një Senat të ndarë në mënyrë të barabartë 50 me 50.
Demokratët thonë se ekonomia ende e brishtë dhe COVID-19 që vazhdon të përhapet me egërsi kërkojnë veprim. Ata duket se janë të vendosur të përpiqen sërish për rritjen e pagës minimale dhe mund të lindin kështu debate të nxehta edhe për çështje të tjera. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Kreativ Qeramika, Kampion i Kampionëve!
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi