Bianca Censori dhe bashkëshorti i saj, Kanye West, janë parë duke kaluar nëpër Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles të enjten, në një paraqitje që shkaktoi vëmendje të madhe, ndërkohë që reperi përballet me akuza të reja serioze për sulm seksual.

Bianca, arkitektja australiane 30-vjeçare, tërhoqi vështrime me një palë pantallona të shkurta të zeza mikroskopike, duke zbuluar plotësisht këmbët dhe format e saj trupore.


E kombinuar me një bluzë të zezë me mëngë të gjata, çizme të bardha me majë të hapur dhe një kapelë ngjyrë bezhë, ajo shfaqte një stil më të përmbajtur se zakonisht, por gjithsesi provokues, shkruan DailyMail.

Çifti u fotografua duke qëndruar në radhë për kontrollin e sigurisë, pa shfaqur asnjë trajtim preferencial.

Ndërkohë, Kanye u shfaq me një veshje të errët dhe sportive.

Të dy nuk kishin bagazh dore dhe destinacioni i tyre mbetet ende i panjohur, në një kohë kur viza australiane e West është anuluar për shkak të komenteve të tij antisemite.

Kjo dalje publike vjen në një moment tejet delikat për West, pasi ish-asistentja e tij, Lauren Pisciotta, ka paraqitur një padi të re, duke e akuzuar për sulm seksual të përsëritur gjatë vitit 2021.

Pisciotta pretendon se është detyruar të përjetojë sjellje të papërshtatshme dhe një akt të rëndë dhune seksuale gjatë një udhëtimi pune në San Francisko, me detaje tronditëse që përshkruhen në dokumentet ligjore.

Ndërsa Kanye përballet me këto akuza, pritet të shihet se si do të ndikojnë zhvillimet e fundit në imazhin e tij publik dhe në marrëdhënien e tij me Censori, e cila mbetet në qendër të vëmendjes për stilin e saj të veçantë dhe qëndrimin pranë reperit. /Telegrafi/