Organizatorët e protestës në Beograd kundër minierave të litiumit, Zllatko Kokanoviq dhe Nebojsha Petkoviq, kanë bërë të ditur se para tubimit të 10 gushtit janë ftuar për intervistim nga Agjencisa e Sigurisë dhe Informacionit në Serbi (BIA).
Ata kanë bërë të ditur në faqen e tyre në Facebook se janë liruar pas një bisede të shkurtër dhe janë paralajmëruar që bllokadat e përfolura pas protestës janë ilegale dhe që duhet të bëhen gati për t’u përballur me pasoja.
“Mendoj që informimi i publikut na ka shpëtuar prej një ndalimi të gjatë”, ka thënë Petkoviq përmes një video-adresimi.
Ai ka thënë se ata po organizojnë protestë paqësore, që bllokadat nuk janë asgjë e re dhe që nuk kanë synim për të hyrë në institucione.
“Ata kanë arrestuar njerëz në Suboticë dhe vende tjera”, ka thënë mes tjerash Petkoviq.
BIA nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se pse Petkoviq dhe Kokanoviq janë ftuar për intervistim.
Protestat kundër minierave të litiumit janë mbajtur në disa qytete në Serbi që disa javë, ndërsa organizimi kryesor është caktuar në mbrëmjen e së shtunës, në qendër të Beogradit.
Protestuesit e konsiderojnë 10 gushtin si afat të fundit për qeverinë e Serbisë që të miratojë një ligj për ndalim të përhershëm të eksplorimit gjeologjik dhe shfrytëzimit të litiumit të Serbisë.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u ka thënë gazetarëve më 9 gusht se “shërbimet ruse të sigurisë kanë paralajmëruar për përgatitje të trazirave masive në Serbi dhe që qëllimi kryesor është një puç dhe përmbysja e udhëheqësisë së shtetit”.
Organizatorët e protestës, prej organizatave për mbrojtje të ambientit, i kanë ftuar qytetarët në atë që e kanë konsideruar tubim paqësor.
Ata besojnë se nxjerrja e litiumit do të shkaktonte pasoja të pakthyeshme për ambientin.
Vala e re e protestave vjen pas vendimit të Qeverisë së Serbisë, të 16 korrikut, për të çuar përpara projektin e ndërtimit të minierës së litiumit në luginën Jadar, pasi ai ishte pezulluar më 2022.
Më 19 korrik, Qeveria e ka nënshkruar në Beograd një “Memoradum për lëndët e para kritike” me Bashkimin Evropian, i cili parasheh një zinxhir të plotë prodhimi – prej minierës së litiumit në Jadar, deri te prodhimi i baterive për makina elektrike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rubio thotë se SHBA-të dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet e paqes në Ukrainë

Gjermania e përgatitur të blejë sisteme Patriot nga SHBA-të për Ukrainën

Momenti i tmerrshëm, krokodili bartë trupin e nxënësit me nofullat e tij – indoneziani 15-vjeç u sulmua ndërsa po peshkonte në bregun e lumit

Përkthyesi mbajti fshehurazi shënime nga takimi me Zelenskyn, BE-ja e largon menjëherë

Tentuan ta fshehin në një zonë malore, operatorët ukrainas lokalizojnë sistemin raketor rus – e godasin direkt me dron

Tajvani 'i dërgon mesazh' Kinës, fuqizon mbrojtjen me tanket e reja amerikane

Moti i ligë godet Kroacinë, shikoni çfarë përjetuan njerëzit në det të hapur në Split

Shembet tuneli në Los Angeles, autoritetet arrijnë të shpëtojnë 31 punëtorët që kishin ngecur brenda tij

Akademiku australian mashtroi një grua duke ia marrë 645,000 dollarë dhe më pas sajoi vdekjen e tij

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë