LAJMI I FUNDIT:

BIA e dinte ku fshihej Karaxhiqi, politika e mbronte (Video)

BIA e dinte ku fshihej Karaxhiqi, politika e mbronte (Video)

Organet serbe të sigurisë kishin përcjellë Radovan Karaxhiqin nga nëntori i vitit 2007, por për shkak të pengimit të hetimeve, është arrestuar tetë muaj më vonë.

Njeriu i cili nuk dëshiron të zbulojë identitetin e tij, ka deklaruar se Radovan Karaxhiqin e maskuar dhe me identitet të rremë si Dragan Dabiq, e kishte njoftuar në punë. Që të dy kishin interesim të veçantë për spiritualitetin, transmeton Telegrafi.


“Që nga fillimi më ishte krijuar një përshtypje se nuk ishte një njeriu i nxituar pasi ishte i fshehtë dhe thellësisht i zhytur në mendime. Gjatë viteve në arrati, ai vazhdimisht promovonte meditimin. Mbante ligjërata para një numri të madh të njerëzve dhe lëvizte lirshëm”, ka deklaruar ai.

Karaxhiq është arrestuar në një autobus lokal të qytetit të Beogradit, kur agjentët në terren dyshuan se po bëhet gati të ikë. /Telegrafi/