Bexheti: Regjistrim në vitin 2021, nëse ka mirëbesim mes partnerëve të koalicionit qeveritar (Video)
Paralajmërimi se në vitin 2021 do të bëhet regjistrimi i popullsisë është real, për shkak se i njëjti korrespondon me regjistrimet e rregullta të dekadave dhe agjendat reale politike. Kështu vlerëson ish nënkryetar i Komisionit Shtetëror të Regjistrimit, Abdylmenaf Bexheti, sipas të cilit që i njëjti të mos dështojë si regjistrimi i vitit 2011 duhet mirëbesim mes partnerëve të koalicionit qeveritar, meqë regjistrimi nuk është vetëm operacion statistikor por para së gjithash është social, njofton Alsat.
“Përderisa sistemi politik i Maqedonisë qëndron mbi bazë të numrave, pra të drejtat e bashkësisë së dytë etnike dhe të tjerave realizohen mbi bazë të numrave dhe numrat rezultojnë nga regjistrimi, pra ky nuk është operacion vetëm statistikor por është edhe operacion politik “, deklaroi Abdylmenaf Bexheti, akademik.
Bexheti shprehet se duhet krijuar ndonjë aplikacion online për regjistrim, në mënyrë që të mos mbeten jashtë regjistrit qytetarët që përkohësisht punojnë dhe qëndrojnë jashtë vendit.
“Nëse shtëpia është e mbyllur dhe familja komplet është në Gjermani. Ata do ta bëjnë aplikacionin nga distanca. Duke e pasur data bazën me vete, do të shkojë komisioni ta verifikojë adresa a është ekzistente. Pra të verifikojë vërtetë a është vend-qëndrimi real apo është imagjinar. Të mos na dalin si ato vend-qëndrimet e Pustecit nga 40 njerëz në një banesë”, theksoi Bexheti.
Sipas Bexhetit, regjistrimi i popullsisë është bazë për planifikimin e ekonomisë. por edhe në shumë sfera tjera.
“Pa një regjistrim ne mund të themi se për momentin kemi një kakofoni të dhënash dhe assesi nuk mund të themi se çdo studim do të jetë vërtetë real. Ne i dimë vetëm statistikisht shtimin natyror të popullsisë, por nuk e dimë realisht, praktikisht. Prandaj mendoj se nuk vihet në dyshim nevoja imanente e një operacioni të tillë sa më parë, por ai duhet të jetë i mirëbesueshëm, kredibil dhe mbi të gjitha i pakontestueshëm prej të gjitha bashkësive dhe komuniteteve në Maqedoni”, shtoi Bexheti.
Nga Enti Shtetëror i Statistikave, institucion që realizon këtë operacion masiv kanë paralajmëruar se këtë herë regjistrimi do të bëhet përmes së ashtuquajturës metodë e kombinuar, që do të thotë se përpos intervistës ballë për ballë do të shfrytëzohen regjistrat e institucioneve relevante. Për realizimin e këtij operacioni janë të nevojshëm më së paku 10.000 njerëz të trajnuar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'