16 kadetë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dhënë sot betimin në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Me rastin e kësaj ceremonie ministri i FSK-së, Haki Demolli tha se FSK është e përkushtuar dhe objektivi i saj është ndërtimi i një force moderne e profesionale të sigurisë, të trajtuar mirë dhe të pajisur me infrastrukturë sipas standardeve të Aleancës Veri-atlantike.
Demolli tha se sot janë rreshtuar kadetët më të mirë, ata që me sukses të dalluar i kanë kaluar të gjitha testet, e që kanë plotësuar më së miri të gjitha kriteret për këtë lloj të studimeve.
Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, tha se kjo qendër ka bërë një traditë me të cilën po krenohen të gjithë.
Ai iu është drejtuar kadetëve të rinj sipas të cilit ky betim obligon me përgjegjësi të reja dhe e dallon nga moshatarët e tyre, duke dhënë më të madhen prej tyre.
Në mesin e 16 kadetëve që dhanë betimin sot është edhe Luan Haradinaj, djali i dëshmorit të kombit Shkëlzen Haradinaj.
Për të parë nga afër betimin e nipit të tij, në ceremoni kishte ardhur edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251