LAJMI I FUNDIT:

Betis – Real Madrid, publikohen formacionet zyrtare

Betis – Real Madrid, publikohen formacionet zyrtare

Real Betisi dhe Real Madridi i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së 27-të në La Liga.

Ndeshja që fillon në ora 21:00 do të zhvillohet në stadiumin “Estadio Benito Villamarín”, derisa Los Blancos i pret një takim i vështirë.


Për këtë ballafaqim, Real Betisi do t’i ketë lojtarët më të mirë në dispozicion.

Kështu nuk mund të thuhet edhe për Zinedine Zidanen që nuk mund të llogarisë në Marco Asension dhe Eden Hazardin që janë të lënduar.

Formacioni startues i Real Betisit: Robles, Emerson, Bartra, Sidnei, Moreno, Edgar, Guardado, Canales, Joaquin, Fekir, Loren.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois, Militao, Ramos, Varane, Kroos, Benzema, Modric, Marcelo, Casemiro, Lucas, Vinicius. /Telegrafi/