LAJMI I FUNDIT:

Betim Musliu: Vendimi i Veselit momentum i ri në politikën kosovare (Video)

Betim Musliu: Vendimi i Veselit momentum i ri në politikën kosovare (Video)

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se shoqëria civile qysh moti ka kërkuar që politika të dekriminalizohet.

Musliu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se të gjithë kanë qeshur me Veselin kur i shpalli “luftë” korrupsionit në Konventën e PDK-së.


“Sot me këtë veprim Veseli ka bërë ndryshim të këtyre mendimeve. Ajo që ne si shoqëri civile e kemi kërkuar vazhdimisht e që ka qenë dekriminalizimi i politikës në Kosovë i cili do të duhej të rregullohej me ligj”.

“…Kjo nismë sot ka filluar në një far forme prej Kryetarit të PDK-së. Natyrisht që kjo kosto në këtë parti do të jetë shumë e madhe. Nëse do të ishin larguar vetëm personat që kanë punuar në institucionet publike do të ishte një maskë shumë e dukshme, por fakti që janë larguar edhe nga partia po e jep një mesazh se disa individ tepër të rëndësishëm në PDK nuk do ta kenë përkrahjen e Veselit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Njohësi i çështjeve të drejtësisë ka thënë se ky vendim i Veselit është një momentum i ri në politikën kosovare.

“Për ne si IKD është e pakuptimtë çfarëdo lloj iniciative e që nuk pasohet me një Vetting të thellë në sistemin e drejtësisë”.

Musliu thotë se Veseli dhe PDK kanë pasur ndikim kyç në emërimin e njerëzve në sistemin e drejtësisë.

Drejtori i IKD-së shton se vendimi i Veselit mund t’i kthehet këtij të fundit në bumerang kur të vjen koha për të kërkuar vota.

“Të larguarit janë “gladiatorë” të partisë dhe sidomos në vota kanë pasur ndikim shumë të madh”, tha ndër të tjera Betim Musliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori