LAJMI I FUNDIT:

‘Beteja nuk ka përfunduar’: Ushtria ukrainase kundërpërgjigjet ndaj pretendimeve të Rusisë rreth qytetit të Bakhmutit

‘Beteja nuk ka përfunduar’: Ushtria ukrainase kundërpërgjigjet ndaj pretendimeve të Rusisë rreth qytetit të Bakhmutit

Edhe pse Rusia pretendon se ka fituar kontrollin e qytetit lindor të Ukrainës, Bakhmut, pas një konflikti të ashpër nëntë-mujor në të cilin kanë vdekur dhjetëra mijëra luftëtarë, udhëheqësit e lartë ushtarakë ukrainas thonë se beteja nuk ka përfunduar.

Kjo vjen edhe pse zyrtarët ukrainas pranojnë se tani kontrollojnë vetëm një pjesë të vogël të Bakhmutit, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.


Por, thotë Ukraina, prania e luftëtarëve të tyre ka luajtur një rol kyç në strategjinë e tyre për të rraskapitur ushtrinë ruse.

Dhe ata thonë se pozicionet e tyre aktuale në zonat përreth Bakhmutit do t’i lejojnë ata të sulmojnë brenda qytetit 400-vjeçar.

Rusia “ka një pyetje” për SHBA-në dhe aleatët e saj në NATO rreth furnizimit të Ukrainës me aeroplanë luftarakë F-16
Lexo po ashtu Rusia “ka një pyetje” për SHBA-në dhe aleatët e saj në NATO rreth furnizimit të Ukrainës me aeroplanë luftarakë F-16

“Pavarësisht nga fakti që ne tani kontrollojmë një pjesë të vogël të Bakhmutit, rëndësia e mbrojtjes së tij nuk e humbet vlerën e saj”, tha gjenerali Oleksandr Syrskyi, komandanti i forcave tokësore për Forcat e Armatosura të Ukrainës. “Kjo na jep mundësinë të hyjmë në qytet në rast të ndryshimit të situatës. Dhe do të ndodhë patjetër”.

Sidoqoftë, vë në pah Euronews, situata mjegull e luftës e bën të pamundur konfirmimin e situatës në terren në Bakhmut.

Ndërkohë ministria ruse e mbrojtjes tha se mercenarët e Wagner të mbështetur nga trupat ruse kishin pushtuar qytetin, por presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se Bakhmut nuk ishte plotësisht i pushtuar.

Rreth 55 kilometra në veri të kryeqytetit rajonal të Donjeckut të kontrolluar nga Rusia, Bakhmut ishte një qendër e rëndësishme industriale, e rrethuar nga miniera kripe dhe gipsi dhe shtëpia e rreth 80,000 njerëzve para luftës, në një vend me më shumë se 43 milionë banorë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori