LAJMI I FUNDIT:

Beteja e ashpër e aligatorëve në fushën e golfit që zgjati mbi dy orë

Beteja e ashpër e aligatorëve në fushën e golfit që zgjati mbi dy orë

Dy aligatorë janë filmuar në një fushë golfi në jug të Kalifornisë duke u përleshur.

Reptilët kishin vendosur t’i “qërojnë hesapet” në një fushë golfi dhe atë për më shumë se dy orë, ku lojtarët e klubit të golfit në liqenin Hilton Head mbetën të habitur kur i panë, transmeton Telegrafi.


Matthew Proffitt i cili në ato momente po luante me miq golf, mbeti i habitur kur i pa aligatorët gjigantë duke kafshuar njëri-tjetrin.

Sipas tij kjo betejë ka zgjatur për më shumë se dy orë, ndërsa në videon e publikuar më poshtë është shkëputur vetëm një sekuencë e shkurtër. /Telegrafi/