LAJMI I FUNDIT:

Beta e hapur e video-lojës Diablo IV fillon nga muaji i ardhshëm

Beta e hapur e video-lojës Diablo IV fillon nga muaji i ardhshëm

Kanë mbetur edhe disa javë para fillimit të beta-s së hapur për Diablo IV. Në eventin Fan Fest të IGN gjatë së shtunës, kompania Blizzard njoftoi beta e hapur do të fillojë me 24 mars dhe do të zgjasë vetëm deri me 26 mars, përderisa ata që e kanë para-porositur lojën do të fitojnë qasje të hershme nga 17 deri me 19 mars.

Përgjatë kësaj periudhe, ju mund të “eksploroni në mënyrë intime” lojën Diablo IV, duke përfshirë edhe hyrjen e lojës dhe të gjithë Aktin e parë me vendndodhje në Fractured Peaks.


Ndërsa përshkoni peizazhin me dëborë, do të arrini të përfundoni kërkime dhe të vrisni demonët për aq kohë sa dëshironi, por niveli juaj do të kufizohet deri në nivelin e 25-të, raporton The Verge, transmeton Telegrafi.

Blizzard na dha gjithashtu një paraqitje të shkurtër të kinematografisë hapëse të Diablo IV, duke na dhënë një vështrim më të afërt në zonën e parë të lojës, si dhe opsionet e saj të fuqishme të personalizimit të karaktereve.

Sipas IGN, kjo është vetëm një nga shumë kinematografitë që do të shohim gjatë gjithë lojës, e cila do të fusë karakterin tuaj të dizajnuar me porosi në skena të ndryshme, pavarësisht se sa “kreativ” vendosni të bëheni.

Ju mund të qaseni në beta në konzolat Xbox Series X | S, Xbox One, PlayStation 5, PlayStation 4 dhe PC. Si çdo beta e hapur, Blizzard paralajmëron se mund të hasni probleme të performancës gjatë lojës Diablo IV, por shton se do të përdorë çdo reagim për të bërë ndryshimet e tij përfundimtare përpara publikimit të shumëpritur më 6 qershor. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Kalo në kategori