eksperti-banner

Këtë rast e ka shfrytëzuar Leo De Watts, i cili “mbledh” ajër të pastër në Britani të Madhe, e mbyll në kavanoza dhe e shet në Kinë.

Së bashku me grupin e tij, ai “mbledh” ajër të pastër në Dorset, Somerset dhe Wales, ndërsa e shet tek klientët që jetojnë në Pekin dhe Shangai, transmeton Telegrafi.


Së bashku me ekipin e tij, ai ka krijuar thasë të posaçëm me të cilat e ‘korrin’ ajrin.

Ata kujdesen që secili kavanoz të qëndrojë hapur për dhjetë minuta, në mënyrë që të mbushet me erën e vendit, por kujdesen që në ‘produktin organik’ të mos hyjë ndonjë mizë apo fije bari.

Deri më tani, Watts ka përfituar 34 mijë funte, nga shitja e kavanozave me ajër. /Telegrafi/

ajer02

ajer03