LAJMI I FUNDIT:

Besoni apo jo, akoma shesin Peugeot 405 të ri dhe kushton vetëm 7.800 euro

Besoni apo jo, akoma shesin Peugeot 405 të ri dhe kushton vetëm 7.800 euro

Nëse jeni adhurues i “youngtimer”, ky lajm do t’ju pëlqejë. Modeli legjendar Peugeot 405, limuzina franceze e cila në Evropë shitej nga 1987 deri më 1997, akoma është prezent si një veturë e re me një çmim të volitshëm në disa pjesë të botës.

Për shembull, në Iran mund ta blini këtë klasik francez për vetëm 7.800 euro. Natyrisht, 405 i përdorur mund të gjendet me çmim edhe më të ulët, por i riu është i ri, transmeton Telegrafi.


Atje e monton kompania Iran Hodro, duke ruajtur brendësinë tradicionale të këtij mjeti. Në dispozicion janë dy motorë me benzinë – ai me 1.8 litra SOHC me 101 kuaj-fuqi dhe 1.6 litra me 16 ventila që prodhon 109 kuaj-fuqi.

Pavarësisht se për cilin version përcaktoheni, motori është i pajisur me ndërruesin manual me pesë shpejtësi. Për dallim nga modeli evropian, mbrojtësit anësor dhe disa detaje të karrocerisë janë ndërruar, e deri vitin e kaluar kanë ekzistuar edhe versionet më luksoze – Pars ELX.

Megjithatë, nëse do të dëshironit ta porositnit një të tillë, do të zhgënjeheshit pasi që 405-ta në Evropë nuk është e miratuar për shkak të arsyeve ekologjike dhe të sigurisë. /Telegrafi/