“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Xheneta Fetahu është futur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4.
Ajo ka befasuar të gjithë banorët, ndonëse nuk duhej të reagonin për shkak të sfidës.
Ish-finalistja e Big Brother menjëherë pasi doli në oborr, u drejtua te lavanderia, ku edhe po qëndronte Gjesti.
Banori nga Kosova u zgjua nga gjumi i habitur, por që hoqi vëmendjen nga ish-partnerja e tij.
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat”, tha ajo në një moment.
Ajo i është referuar kohës kur ishin në Big Brother të Kosovës, pasi Xheneta e ka pasur pikë të dobët pastrimin.
Besohet që kjo hyrje e papritur e Xhenetës do të trazojë Gjestin dhe mbetet të shihet loja e tij në vazhdim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/03/2025
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































