Besimi: Në përgatitje është plani i veprimit për menaxhim më të mirë të investimeve publike
Në periudhën në vazhdim, do të punohet në përmirësimin e planifikimit, alokimit dhe zbatimit të investimeve publike me mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), si dhe Bashkimit Evropian dhe Bankës Botërore. Një plan veprimi për këtë qëllim tashmë është duke u përgatitur në Ministrinë e financave.
Kjo u tha në takimin midis Ministrit të financave Fatmir Besimi dhe Guvernatores së Bankës Popullore Anita Angelovska-Bezoska dhe ekipeve nga Ministria e financave dhe Banka popullore, me ekipin e FMN-së nga Departamenti i Çështjeve Fiskale. Ky takim është pjesë e Takimeve Vjetore të FMN dhe Bankës Botërore, të cilat filluan këtë javë dhe të cilat, për shkak të situatës me Covid, këtë vit po mbahen online.
“Në takim u theksua se ekipi nga Departamenti i Çështjeve Fiskale të FMN-së, këtë vit shqyrtoi situatën në lidhje me investimet publike në kuadër të misionit PIMA dhe se ai dha rekomandime se si të përmirësohen fazat e ciklit të investimeve. Ministria e financave tashmë është duke përgatitur një Plan Veprimi për Përmirësimin e Investimeve Publike, i cili do t’i paraqitet së shpejti Qeverisë. Përndryshe, Ministria e financave planifikon të krijojë një njësi të re organizative të ngarkuar me investimet publike”, informojnë nga Ministria e Financave.
Nga atje theksojnë se Ministri i financave Fatmir Besimi në takim theksoi përkushtimin e tij për zbatimin e konceptit të financave SMART, pra për të zbatuar financat publike që do të realizohen në mënyrë strategjike, të cilat do të masin performancën dhe do të jenë të përgjegjshme dhe transparente. Reformat që do të bëhen në periudhën e ardhshme kanë për qëllim realizimin e këtij koncepti.
Ministri i financave Fatmir Besimi në takim theksoi përkushtimin e tij për zbatimin e konceptit të financave SMART, pra për të zbatuar financat publike që do të realizohen në mënyrë strategjike, të cilat do të masin performancën dhe do të jenë të përgjegjshme dhe transparente. Reformat që do të bëhen në periudhën e ardhshme kanë për qëllim realizimin e këtij koncepti.
“Në këtë kontekst, u theksua se Ligji i ri për Buxhet është hartuar, i cili parashikon planifikimin dhe forcimin afatmesëm të buxhetimit të programeve, dhe kështu përmirësimin e menaxhimit të investimeve kapitale. I njejti është vendosur për diskutim publik në ENER. Gjithashtu, menaxhimi i investimeve kapitale do të jetë pjesë e Sistemit të Integruar të Informacionit të Menaxhimit Financiar, i cili është pjesë e Ligjit për buxhet”, shtojnë nga Ministria e Financave./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre