Besimi: Indeksim me pagën mesatare në sektorin publik është vendim historik
“Qeveria kurrë nuk ishte “pala kundërshtare” në negociatat me sindikatat, por menaxher i procesit të përcaktimit të rezultatit optimal. Negociatat i kemi zhvilluar në mënyrë aktive, por për ne me rëndësi ishte edhe ofrimi i zgjidhjes përkatëse para FMN-së, me qëllim që edhe ata të perceptojnë se ky propozim ka qëndrueshmëri fiskale dhe se nuk do të ushtrojë presion mbi stabilitetin makroekonomik”, shkruan ministri i Financave, Fatmir Besimi në kolumnën e tij të fundit, dedikuar vendosjes së sistemit për indeksimin e pagave në sektorin publik.
Ministri thekson se për herë të parë që nga pavarësia është përcaktuar një zgjidhje sistemike për pagat në sektorin publik, e cila është në interes të të punësuarve, pagat e të cilëve do të vazhdojnë të rriten, por edhe në interes të qëndrueshmërisë fiskale dhe ruajtjes së stabilitetit makroekonomik.
“Vendimi më krucial që miratuam gjatë javës së kaluar është zgjidhja sistemike për indeksimin e pagave në sektorin publik me pagën mesatare në nivel të ekonomisë, në kuadër të rritjes nominale të PBB-së. Harmonizimi i pagës në sektorin publik prej muajit mars të vitit 2025 do të bëhet në atë mënyrë që paga mesatare do të shumëzohet me koeficientin përkatës. Në këtë mënyrë do të përfitojmë një sistem real të pagave, të harmonizuara me gjendjet në tregun e punës, që do të jetë i drejtë dhe transparent për tërë sektorin publik. Kemi një periudhë tranzicioni prej rreth dy vitesh për zbatimin e kësaj zgjidhjeje, e cila është periudhë e mjaftueshme duke qenë se është reformë kruciale, ku duhet të zbatohen në mënyrë të përkryer të gjitha aktivitetet që lidhen me të, duke përfshirë edhe ndryshimet në kornizën ligjore, marrëveshjen e përgjithshme kolektive dhe përcaktimin e koeficientëve” shkruan Besimi dhe bën me dije se, ne do të jemi ndoshta vendi i parë në botë që do të indeksojmë pagat e sektorit publik me pagën mesatare, fakt ky që do të sigurojë harmonizim të vazhdueshëm të pagave, duke monitoruar zhvillimet e tregut të punës dhe produktivitetit.
Në kolumnë, ministri thekson se pikësynimi i Qeverisë është që pagat të rriten si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat dhe kjo të përcillet me rritje të produktivitetit dhe prodhimit të brendshëm bruto. Ministri thekson gjithashtu se gjatë pesë vitet fundit, duke marrë parasysh kërkesat dhe nevojat në sektorin publik, ka pasur disa rritje pagash, si për të gjithë sektorin publik, ashtu edhe për veprimtari të caktuara, si arsimi, mbrojtja e fëmijëve, shëndetësia, gjyqësori, kultura, ARM-ja, MPB-ja, ESHR-ja, strukturat IPA, etj. Pagat rriten edhe në sektorin privat, ku më së miri pasqyrohet nga të dhënat për pagën mesatare, që në 5 vitet e fundit është më e lartë për 50%.
“Sektori publik, veçanërisht administrata shtetërore, mundet ka potencial të jetë faktor i rëndësishëm në këto ndryshime. Sektori publik është shërbyes i sektorit privat dhe detyra e tij është të sigurojë kushte për zhvillimin dhe konkurrencën e sektorit privat. Prandaj, përveç sistemit të vlerësimit të denjë të të punësuarve publikë është e domosdoshme të bëhet edhe optimizimi. Kjo do të nënkuptonte analizë funksionale për shfrytëzimin optimal të kapaciteteve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara nga sektori publik. Racionalizim nuk do të thotë largime nga puna, por program i mirëvendosur me masa të favorshme dhe tërheqëse për transferin e të punësuarve në sektorin privat, ku tashmë po ndihet nevoja në tregun e punës për numër më të madh të fuqisë punëtore, që nga ana tjetër ndikon në konkurrencën dhe rritjen e ekonomisë”, nënvizoi Besimi.
Ndryshe, me zgjidhjen e harmoizuar nga Qeveria së bashku me sindikatat, me pagën e shtatorit të këtij viti, të gjithë të punësuarit në sektorin publik do të kenë rritje prej 10% në pagat aktuale, e cila vijon pas harmonizimit prej 5% në muajin mars në bazë të pagës minimale. Deri në fund të vitit, të gjithë të punësuarit në sektorin publik do t’u paguhet regres për vitin 2023 në vlerë prej 10.000 denarëve, ndërsa më tutje, në Marrëveshjen e përgjithshme kolektive regresi do të jetë minimalisht 30% nga paga mesatare neto.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City