Besart Berisha po shijon suksese të mëdha në Ligën e Australisë me Western United.

Sulmuesi kosovar ka arritur të fitojë çmimin e golashënuesit më të mirë te skuadra australiane.


Berisha në sezonin 2019/20 shënoi plotë 19 gola për Westren United, duke fituar kështu Këpucën e Artë.

Me një postim në llogarinë e tij, ish-reprezentuesi i Kosovës njoftoi se ka fituar çmimin e madh.

Kjo gjë është bërë e ditur edhe në profilin e klubit të tij, që tregon se Berisha është golashënuesi i tyre më i mirë për edicionin që lamë pas. /Telegrafi/