LAJMI I FUNDIT:

Besa Morina, pasionet e këngëtares dhe magjepsja në skenë

Besa Morina, pasionet e këngëtares dhe magjepsja në skenë

Arti është gjithnjë aty te gjërat e thjeshta, te gjërat që mbushin çdo ditë jetën tonë. Shkëlqimi i saj në skenë është pikërisht jeta që bën. Nuk mjafton të kesh një zë të mirë për të interpretuar, por dhe një botë brenda teje për të pushtuar zemrat e artdashësve

Këmbëngulëse, luftarake, e zgjuar, e buzëqeshur dhe me temperament, gjithmonë në lëvizje e thjeshtë në jetë, por aspak në synimet e saj. Ky është togfjalëshi për përshkrimin e portretit të këngëtares Besa Morina, transmeton Telegrafi.

Të gjithëve na ka rastisur që ta dëgjojmë dhe të ndiejmë energjinë e interpretimeve të saj. Besa është një këngëtare shumë e veçantë, e brishtë, me një zë melodioz që kur flet zëri i saj të mbërthen ta dëgjosh me shumë kureshtje.

Këngët e saja dëgjohen më ëndje të madhe dhe me përkushtim e adhurim. Audienca e duartroket sa herë ajo shfaqet në ekran, mediet e kanë protagoniste në studio televizive apo ngjarje të ndryshme artistike.

Besa, është besnike e këngës me vlera të qëndrueshme dhe të pranueshme. Nuk i numëron dot paraqitjet e saj të shumta, por thekson se kënaqësinë më të madhe e ndjen kur këndon drejtpërdrejt.

Besa pranon se muzika të jep një mundësi shumë të mirë për rigjenerimin dhe vijimësinë e karrierës, një strategji e mirë kjo për t’i qëndruar besnike skenës.

Përveç këngës, ajo është edhe profesoreshë e muzikë, gjithashtu punon me talentët e rinj si përfaqësuese në Institutin e Kosovës për politika zhvillimore, ku shpreson të ecë para.

Në mësimdhënie ajo transmeton tek nxënësit e të talentuarit edhe eksperiencat e jetës së saj artistike.

Ndaj e gjithë përpjekja e saj sillet në dëshirën për të bërë diçka të rëndësishme në jetë. E çfarë do të jetë? Besa ka shumë plane, por dëshiron që t’i zbulojë pasi t’i bëjë realitet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

Magazina
Kalo në kategori