Besa Kokëdhima e ka publikuar këngën më të re që e ka titulluar "La La La" dhe e ka shoqëruar me videoklip.

Kantautori i njohur, Elgit Doda (O2 Production), qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka realizuar muzikën.


Tekstin e ka shkruar Petrit Sparrow së bashku me Besën, ndërsa për miksimin dhe masterizimin është kujdesur Marenglen Boja.

Produksioni Pro...Video e ka xhiruar videoklipin e këngës së re të Besa Kokëdhimës.

Gjatë këtij vitit pritet që Besa të sjellë edhe disa këngë të reja si dhe do të mbajë disa koncerte. /Telegrafi/