LAJMI I FUNDIT:

Besa Famgas fitoi derbin ndaj Trepçës, por gjyqtarët u sulmuan në Mitrovicë

Besa Famgas fitoi derbin ndaj Trepçës, por gjyqtarët u sulmuan në Mitrovicë

Besa Famgas e ka fituar derbin e xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të shtunën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovcë, Besa e mposhti Trepçën me rezultat 34:30.


Ndeshja ishte e fortë. Vendasit startuan fuqishëm dhe në pjesën e parë ishin vazhdimisht në epërsi. Por në pjesën e dytë pejanët shfaqën më shumë. Për herë të parë kaluan në epërsi në minutën e 44-t dhe më pas mbajtën epërsinë deri në fund.

Por ndeshja nuk kishte fund normal. Me të përfunduar takimi, në fushën e lojës kanë hyrë persona të paautorizuar. Dy prej tyre kanë realizuar sulm fizik ndaj gjyqtarëve të ndeshjes.

Dyshohet që bëhet fjalë për ish-hendbollistë dhe kjo e bënë më të papranueshme ngjarjen.

Federata e Hendbollit e Kosovës e dënon fuqishëm dhunën e shfaqur, ndërsa organet e Federatës gjatë javës së ardhshme do të marrin vendimet meritore lidhur me atë që ndodhi.

Të shtunën u luajtën edhe dy ndeshjet tjera të xhiros së 26-të. Rahoveci fitoi 35:25 ndaj Vushtrrisë, ndërsa Prishtina e mposhti Vëllaznimin (61:38).

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori