Shqipëria ka nivelin më të ulët të taksimit te të pasurve në mesin e 35 vendeve në tranzicion. Konkluzioni ka dalë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Raportin e Tranzicionit 2016-2017, publikuar sot.
Për të parë këto diferenca BERZH ka analizuar se si tatohet prona dhe trashëgimia e të pasurive në vendet në vendet ne tranzicion. Në këtë renditje shihet nga grafiku se Shqipëria ka nivelin më të ulët të taksimit të pronave në pak se 0,4 për qind të PBB duke lënë pas vetëm Mongolinë ndër 35 vende, shumica e të cilave nuk janë në kontinentin evropian.
Taksat mbi transaksionet e pasurisë janë më të lehta për tu zbatuar. Historikisht, taksat mbi pasurinë (përfshirë tatimin në prona dhe taksat mbi trashëgiminë) dhe përdoren për të gjeneruar sasi të konsiderueshme në të ardhurat publike, por roli i tyre është zvogëluar gradualisht. Aktualisht në vendet e OECD ata gjenerojnë të ardhura mesatare vjetore vetëm 2 për qind të PBB-së.
Në vendet në tranzicion më të ardhura mesatare, taksat e pronës dhe taksat e tjera mbi pasurinë mblidhen në vetëm 0.8 për qind të PBB-së.
Përqendrimi i fortë i pasurisë është një sinjal ndaj institucioneve ekonomike dhe politike, të cilat duhet të kufizojnë aftësinë e elitës për shmangur pagesat e taksave mbi pronat dhe trashëgiminë, sipas BERZH.
Një numër politikash mund të ndiqen për të kufizuar përqendrimin e pasurisë, sugjeron BERZH. Tatimi i pasurive (një përqindje e konsiderueshme e të cilave tenton të mbahet në asete të palëvizshme) mund të jetë një metodë efektive për rishpërndarjen fiskale, dhe një mjet mjaft efikas për rritjen e të ardhurave publike të cilat më pas të mund të rishpërndahen në shtresat më të varfra.
Në drejtim të administrimit të taksave mbi të pasurit BERZH thotë se tatimi mbi trashëgiminë mund të jetë më i vështirë për tu administruar pasi këto lloj pasurish kanë tendencë të zhvendosen në parajsat fiskale.
Tatimi i pasurisë përballet me sfida të ngjashme. Në mënyrë që të rritet efektiviteti, duhen regjistra gjithëpërfshirës dhe të përditësuar rregullisht për të parandaluar përqendrimin e tepërt të pasurisë në duart e elitave ekonomike.
Për më tepër, iniciativa e ardhshme të privatizimit sugjeron BERZH, duhet të nxjerrë mësime nga vitet e hershme të procesit të tranzicionit me qëllim që të aplikohen procedura transparente dhe plotësisht konkurruese.
Është thelbësore që të aplikohen standarde të larta të qeverisjes dhe transparencës, si dhe forcimin e konkurrencës dhe për të siguruar zbatimin konsekuent të ligjeve të konkurrencës, referon BERZH.
Edhe pse nuk ka një studim se numri i madh i bizneseve të vogla në ekonomi ka lidhje me nivelin e ulët të pabarazisë, mungesa e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme mund të jetë simptoma e një mjedisi të dobët biznesi dhe përqendrimi të lartë të pasurisë.
Trajtimi i pabarazisë kërkon një kombinim të politikave të taksave dhe shpenzimeve publike. Ofrimi i arsimit publik me cilësi të lartë dhe kosto të lirë, shërbimeve sociale dhe shëndetësore mund të luajnë një rol të rëndësishëm në reduktimin e pabarazisë.
Masat e drejtpërdrejta fiskale që synojnë rishpërndarjen e të ardhurave (të tilla si taksa progresive, taksat mbi të ardhurat dhe transfertat monetare ) ndikojnë në rishpërndarjen e të ardhurave.
Në të kundërt, shpenzimet fiskale përqendruar kryesisht në infrastrukturë, administratë publike dhe mbrojtje mund të përkeqësojnë , në vend që të zbusin pabarazinë në të ardhura. Rritja e taksave të konsumit mund të ndikojë negativisht pasi ato i paguajnë njësoj edhe të varfrit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dështimi për t’u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë
Kurti kujton ushtarët e rënë amerikanë: Nderojmë rolin e Ushtrisë së SHBA-së si garantuese e paqes sonë
Parandalohet kontrabandë me mallra në Leposaviq dhe Podujevë
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës
Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë
Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin "me shurdhues"
Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi