Ekonomia e Ukrainës pritet të tkurret për pothuajse një të tretën gjatë këtij viti, teksa pushtimi rus po vazhdon.
Sipas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), prodhimi i Ukrainës do të tkurret për 30 për qind apo 10 për qind më shumë krahasuar me një parashikim që kishte dhënë kjo bankë në mars, menjëherë pas nisjes së luftës.
Kjo bankë, me seli në Londër, bëri këto njoftime në hapje të konferencës vjetore në Marakesh të Marokut.
BERZH shtoi se ekonomia e Ukrainës do të rimëkëmbej për 25 për qind më 2023, që është një parashikim më i lartë se në muajin mars, kur kishte thënë se rimëkëmbja do të ishte për 23 për qind.
Bllokadat e shkaktuara nga ushtria ruse kanë goditur rëndë sektorin kyç bujqësor të Ukrainës, pasi ky shtet është një prej eksportuesve kryesor të grurit dhe vajit të lulediellit.
Luftimet po ashtu kanë ndërprerë dërgesat e kabllove nga Ukraina, të cilat i importojnë prodhuesit evropian të makinave.
BERZH-i shtoi se ekonomia e Rusisë, që është goditur nga sanksionet perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës, do të tkurret për 10 për qind gjatë këtij viti dhe do të ketë zero rritje vitin e ardhshëm, ashtu siç kishte parashikuar kjo bankë në muajin mars. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel