Shqipëria po zbaton një strategji që synon stabilitetin fiskal, por kjo politikë rrezikon të cenohet nga financimi i kontratave koncesionare dhe garancitë buxhetore që qeveria po lëshon ndaj kompanive publike, referoi Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH) në raportin e Tranzicionit.
BERZH vuri në dukje se reforma fiskale do të krijonte më shumë hapësirë politikash për të përmirësuar qëndrueshmërinë afatgjatë.
“Strategjia fiskale afatmesme duhet të mobilizojë të ardhura dhe të krijojë hapësirë më shumë fonde për mbrojtjen sociale. Për sa i përket qëndrueshmërisë, strategjia duhet të marrë parasysh rreziqet fiskale që rrjedhin nga partneritetet publiko-private dhe garancitë për kompanitë publike”, evidentoi BERZH në pjesën e raportit për Shqipërinë..
Më tej Banka vuri në dukje se, kërkesa e brendshme dhe zgjerimi i sektorit të turizmit çuan në zgjerimin e ekonomisë me 8.5 për qind në 2021, por ritmi i rritjes u ngadalësua në gjysmën e parë të 2022 pasi prodhimi u rrit me 4.2 për qind nga viti në vit.
Këshillat për qeverinë drejtohen tek diversifikimi i energjisë së rinovueshme. Në këtë drejtim duhet të avancohet me shpejt në projektet e energjisë diellore dhe të erës.
Mjedisi i biznesit duhet të përmirësohet më tej. Masat kryesore që duhet t’u jepet prioritet përfshijnë thjeshtimin e sistemit tatimor dhe riorganizimin e procedurave tatimore, rritjen e mbështetjes për ndërmarrjet mikro dhe garantimin e sigurisë së shërbimeve të qeverisjes elektronike, rekomandoi Banka.
Më tej BERZH analizoi se, zgjerimi ekonomik po ngadalësohet. Ekonomia u rikuperua me 8.5 për qind në vitin 2021. Zgjerimi vazhdoi në tremujorin e parë të 2022, ku PBB u rrit me 6.5 për qind, por u ngadalësua në tremujorin e dytë në 2.2 për qind pasi ritmet e rritjes së eksporteve dhe investimeve private ranë.
Rritja e fortë e kredisë për individët me 14 për qind dhe flukset hyrëse të qëndrueshme të remitancave mbështetën konsumin në gjysmën e parë të vitit. Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të lartë të kredisë për kompanitë private, investimet u tkurrën me 7 për qind në tremujorin e dytë.
Eksportet e mallrave vazhduan të rriten në terma realë, por me një ritëm më të moderuar prej 15 për qind krahasuar me 44 për qind në tremujorin e parë. Në tetë muajt të vitit 2022, hyrjet e turistëve të huaj u rritën me 29 për qind në vit dhe me 16 për qind krahasuar me nivelet para pandemisë, ndërsa tregtia e brendshme shënoi rritje dyshifrore në gjysmën e parë të vitit.
Inflacioni po rritet por kursi i këmbimit mbetet i qëndrueshëm. I nxitur nga çmimet më të larta globale të ushqimeve dhe naftës së importuar, inflacioni vjetor arriti në 8.1 për qind në shtator 2022. Edhe pse më i ulët se nga mesatarja rajonale, ky nivel inflacioni është më i larti në 20 vitet e fundit dhe rëndon shumë mbi familjet për të cilat furnizimet thelbësore si ushqimi dhe shërbimet komunale përbëjnë përkatësisht 42 për qind dhe 10 për qind të shpenzimeve për konsum.
Deficiti i llogarisë korente u ngushtua në gjysmën e parë të 2022, pasi rritja e eksportit të mallrave dhe shërbimeve kompensoi rritjen e importeve, duke mbështetur stabilitetin relativ të kursit të këmbimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Punonjësit e Këshillit Gjyqësor në grevë, kërkojnë pagesën e shtesave dhe ndryshimin e marrëveshjes kolektive

Begaj flet për situatën në veri: Kam shprehur mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën, sovraniteti është i padiskutueshëm

Federata e Mësuesve të SHBA-ve kërkon dialog social ndërmjet SBAShK-ut dhe Qeverisë

Kurti për situatën në veri: S'kam marrë ultimatum - gjërat nuk zgjidhen me trysni

Mustafa: Në vitin 2020 prishëm koalicionin me VV-në për të evituar konfrontimin me ShBA-të, vepruam mirë por e paguam shtrenjtë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

'Trupin e treta në acid', gjenden pas 9 vitesh eshtrat e shqiptares së zhdukur

Nga masat e ashpra për Kosovën te shpallja “non grata” për Kurtin dhe Sveçlën, Euronews Albania publikon pikat e sanksioneve të mundshme

Mbi 31 mijë lindje brenda dhe jashtë Kosovës gjatë vitit të kaluar - këta janë emrat më të përdorur

TradeCo LLC

Kolegji Universum

evroTarget L.L.C

KiKxxl & evroTarget LLC

KiKxxl & evroTarget LLC

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete
Më të lexuarat

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion"

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Prezantuesja kroate dhe legjenda Hierro janë në pritje të fëmijës së parë të përbashkët

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden