LAJMI I FUNDIT:

Bersant Celina mund ta lë Swansean, klubi francez Dijon synon transferimin e tij

Bersant Celina mund ta lë Swansean, klubi francez Dijon synon transferimin e tij
Bersant Celina (Foto: Harry Trump/Getty Images)

Mesfushori i Swansea City, Bersant Celina është kthyer në shënjestër të klubit francez Dijon.

Klubi nga Ligue 1 ka filluar bisedimet me lojtarin e Përfaqësueses së Kosovës.


Besohet se klubi i Championship do të ishte i gatshëm të shiste 23-vjeçarin, por normalisht duke paguar për kartonin e lojtarit, shkruan BBC.

Celina ka nënshkrua me Swansean nga Manchester City për një shumë rreth 3 milionë euro në korrik të vitit 2018.

Ai ka luajtur në huazim nga City te klube si FC Twente dhe Ipswich Town.

Bersant Celina (Foto: Alex Pantling/Getty Images)

Celina ka luajtur 79 ndeshje me Swansean. /Telegrafi/