Tregu i transferimeve nuk flenë kurrë pasi klubet evropiane vazhdojnë të jenë aktive çdo ditë e më shumë.

E hëna e 24 korrikut u karakterizua me kalimin e Benjamin Mendy nga Monaco te Manchester Cityt, por edhe të Pablo Fornals te Villarrealit nga Malaga.


Antonio Cassano befasoi të gjithë me lajmin se do braktisë Hellas Veronën pasi dëshiro të pensionohet, transmeton Telegrafi.

Manchester United ka bërë ofertë për Marco Verrattin, këto dhe shumë të tjera i gjeni të detajuara më poshtë:

Alexis Sanchez me shumë mundësi do të qëndrojë

15008851099542

Naby Keita gjithnjë më afër Liverpoolit

15008880503948

Sipas Sky Sport, Reds tashmë kanë bërë një ofertë prej 70 milionë euro, por që mund të rritet në vazhdim për 22-vjeçarin.

Laurent Koscielny refuzon Marseillen

15008893707290

Francezi refuzoi thashethemet për një rikthim në Ligue 1 duke thënë: “Unë kam një kontratë me Arsenalin dhe nuk kam asnjë arsye për t'u larguar nga klubi".

Interi nuk heq dorë nga Arturo Vidal

15008899132231

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, klubi nga Milano ka bërë gati një ofertë prej 50 milionësh.

Antonio Cassano pensionohet

15008921006582

Një tjetër çmenduri nga italiani i cili ndërprenë kontratën me Hellas Veronën për herë të dytë brena muajit.

Juve pas Elquiam Mangala

15008944226803

Francezi është objektiv i Zonjës së Vjetër pas largimit të Leonardo Bonuccit te Milani. Aktualisht Mangala është pjesë e Valencias, por i huazuar nga Manchester City.

Edhe Antalyaspor i futet garës për Jack Wilshere

15008954679295

Gjithsesi për anglezin janë të interesuar Sampdoria, West Ham, Newcastle dhe Swansea.

Zyrtare: Pablo Fornals kalon te Villarreali

15009109814566

Villarreali pagoi klauzolën nga Malaga prej 12 milionë eurosh për të rikthyer atë në Estadio de la Ceramica.

Zyrtare: Mendy është i Manchester Cityt

15008988936275

Klubi anglez befasoi të gjithë duke transferuar mbrojtësin nga Monaco për 58 milionë euro. Me këtë rast algjeriani bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Luciano Spalletti ia hap derën Ivan Perisicit

15009008071269

“Nëse ofrohet një marrëveshje e mirë dhe klubi shfaq interesim për ta shitur dhe paratë të përdoren për të forcuar ekipin, atëherë nuk është problem”, ka thënë italiani.

Emre Can nuk lëviz nga Liverpooli

15009086100836

“Can? Jemi duke folur me atë, shpresojmë të rinovojë dhe të qëndrojë. E dua në skuadër, është i rëndësishëm”, ka thënë trajneri i Reds, Jurgen Klopp, në këtë mënyre edhe ia mbylli derën Juventusit.

Zyrtare: Bernardeschi kalon te Juventusi nga Fiorentina

DFg9K gXkAEvzpY

Italiani nënshkroi kontratë me Zonjën e Vjetër deri në vitin 2022, ndërsa transferimi kushtoi 40 milionë euro.

Tottenham nuk heq dorë nga Mateo Kovacic

15009235005028

Mauricio Pochettino e shikon mesfushorin e Real Madridit si njeriun adekuat që të ndihmojë Christian Eriksenin në mesfushën e Spurs. Çmimi i kroatit besohet se është 25 milionë euro.

Jose Mourinho është i lumtur me Anthony Martialin, francezi nuk ikë nga Old Trafford

15009193711112

Interi dëshiron Erik Lamelan

15009203840656

Italianët janë të gatshëm të ofrojnë 15 milionë euro, por Tottenhami kërkon 18.

Manchester Unitedi bën ofertë për Marco Verrattin

15009214140946

Sikur mos të mungonte Neymar, gjërat komplikohen për Barcelonën. Djajtë e Kuq kanë ofruar 70 milionë euro për italianin duke rivalizuar klubin katalunas.

Swansea mendon Wilfried Bonyn në vend të Fernando Llorentes

PAY MAIN Wilfried Bony

Cesc Fabregas qëndron te Chelsea

15009241704161

“Ai është një shembull i madh për lojtarë tjerë në çdo ditë, në çdo sesion trajnues”, ka thënë Antonio Conte. /Telegrafi/

telegrafi sport app