LAJMI I FUNDIT:

Berlusconi u përball 35 herë me drejtësinë italiane – vetëm një herë ishte dënuar

Berlusconi u përball 35 herë me drejtësinë italiane – vetëm një herë ishte dënuar

Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë në një prej spitaleve të qytetit italian, Milano.

Ish-kryeministri italian ka vdekur në moshën 86-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të madhe, por edhe shumë skandale, transmeton Telegrafi.


Berlusconi do të varroset të mërkurën, me një funeral në katedralen e Milanos
Lexo po ashtu Berlusconi do të varroset të mërkurën, me një funeral në katedralen e Milanos

Berlusconi ka kaluar pjesën më të madhe të 30 viteve të fundit i përfshirë në beteja ligjore.

Në total, ai u përball me 35 çështje penale, por vetëm një herë ishte dënuar, raporton skynews.

Rastet me Rubyn

Berlusconi u akuzua për shpërdorim detyre dhe se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, kërcimtaren e klubeve të natës, Karima El Mahroug, e njohur më mirë me emrin skenik, Ruby the Heartstealer.

Ai fillimisht u shpall fajtor në vitin 2013 dhe u dënua me shtatë vjet burg, përpara se një gjykatë apeli deklaroi se nuk kishte prova se ai e dinte që ajo ishte 17 vjeçare dhe gjykata e lartë italiane konfirmoi lirimin e tij në vitin 2015.

Ai u kthye në bankën e të akuzuarve pasi u akuzua se u dha ryshfet dëshmitarëve për të gënjyer në gjyqin origjinal të Rubyt, përpara se të lirohej përsëri.

Dënim

I vetmi gjyq i Berlusconit që përfundoi me një dënim përfundimtar ishte një për mashtrim tatimor në lidhje me perandorinë e tij mediatike, atëherë e quajtur Mediaset.

Reagime të politikanëve, ikonave të sportit dhe liderëve botërorë – pas vdekjes së Silvio Berlusconit
Lexo po ashtu Reagime të politikanëve, ikonave të sportit dhe liderëve botërorë – pas vdekjes së Silvio Berlusconit

Në vitin 2013, gjykata e lartë konfirmoi dënimin e ish-pronarit të klubit të Milanit me katër vjet burg, tre prej të cilave u mbuluan me falje. Ai e përfundoi dënimin me shërbim ndaj komunitetit nga viti 2014 deri në vitin 2015.

Shfajësimet

Gjithsej 10 raste përfunduan me pafajësi.

Parashkrimi dhe amnisti

Dhjetë gjykime të tjera përfunduan me një vendim për të mos ndjekur çështjen, shumë për shkak se statuti i parashkrimit hyri në fuqi.

Berlusconi do të varroset të mërkurën, me një funeral në katedralen e Milanos
Lexo po ashtu Berlusconi do të varroset të mërkurën, me një funeral në katedralen e Milanos

Kjo përfshinte një rast ku Berlusconi fillimisht u shpall fajtor për ryshfet ndaj një senatori në vitin 2006 për të rrëzuar qeverinë e atëhershme të qendrës së majtë.

Rastet e rrëzuara

Dhjetë procedime të tjera përfunduan me vendimin e një gjyqtari paraprak pushimin e çështjes pa shkuar në gjyq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Kalo në kategori