LAJMI I FUNDIT:

Reagime të politikanëve, ikonave të sportit dhe liderëve botërorë – pas vdekjes së Silvio Berlusconit

Reagime të politikanëve, ikonave të sportit dhe liderëve botërorë – pas vdekjes së Silvio Berlusconit

Silvio Berlusconi, ish-kryeministri i Italisë dhe manjati i biznesit, ka vdekur në Milano në moshën 86-vjeçare.

Politikanët, ikonat e sportit dhe liderët botërorë po i bëjnë homazhe figurës që transformoi politikën italiane dhe u bë i njohur edhe për skandalet e tij financiare dhe seksuale.


Më poshtë ua sjellim disa reagime të tyre:

Ndërsa kryeministri popullist i Hungarisë, Viktor Orban, tha në një postim në Twitter: “Iku luftëtari i madh”, kryeministrja e Italisë i tha lamtumirën Berlusconit në një video-mesazh, duke thënë: “Berlusconi ishte mbi të gjitha një luftëtar”.

“Ai ishte një njeri që nuk kishte frikë të mbronte bindjet e tij dhe ishte pikërisht ai guxim dhe vendosmëri që e bëri atë një nga njerëzit më me ndikim në historinë e Italisë”, ka thënë Georgia Meloni.

E Matteo Salvini, zëvendëskryeministri i Italisë, e quajti Berlusconin “një njeri i madh dhe një italian i madh”.

Matteo Renzi, ish-kryeministri italian dhe udhëheqësi i partisë politike liberale Italia Viva, tha në një postim në Twitter: “Silvio Berlusconi bëri histori në këtë vend”.

Ndahet nga jeta ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi
Lexo po ashtu Ndahet nga jeta ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi

“Të gjithë sot duhet të pranojnë se ndikimi i tij në jetën politike, por edhe ekonomike, sportive dhe televizive ishte i paprecedentë”, shtoi ai, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë Carlo Ancelotti, tani trajner i klubit të futbollit Real Madrid, tha: “Trishtimi i sotëm nuk i fshin momentet e lumtura të kaluara së bashku. Mbetet një mirënjohje e pafund për presidentin, por mbi të gjitha për një njeri besnik, inteligjent, i sinqertë, themelor në aventurën time si futbollist fillimisht dhe më pas si trajner”.

Ndryshe, Ancelotti fitoi Ligën e Kampionëve si trajner i Milanit kur klubi ishte në pronësi të Berlusconit.

Jeta e shumëpërfolur e ish-kryeministrit të Italisë - disa nga "telashet" më të mëdha me të cilat u përball Silvio Berlusconi
Lexo po ashtu Jeta e shumëpërfolur e ish-kryeministrit të Italisë - disa nga "telashet" më të mëdha me të cilat u përball Silvio Berlusconi

Veç këtyre, një reagim ka ardhur edhe nga Roberta Metsola, presidente e Parlamentit Evropian, e cila iu referua Berlusconit si “luftëtari që udhëhoqi qendrën e djathtë dhe që ishte protagonisti i politikës në Itali dhe Evropë për breza”.

Kryeministri holandez Mark Rutte tha: “Italia ka humbur një personalitet të madh”.

Rama reagon për ndarjen nga jeta të Berlusconit: Lamtumirë mik i mirë i Shqipërisë
Lexo po ashtu Rama reagon për ndarjen nga jeta të Berlusconit: Lamtumirë mik i mirë i Shqipërisë

“Ai ishte kryeministri i parë italian me të cilin punova dhe do ta kujtoj si një politikan të mrekullueshëm dhe pasionant”, tha ai në një postim në Twitter.

Si një ish-kryeministër i Sllovenisë, Janez Jansha, i shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e liderit italian, duke e cilësuar atë si një “mik të mirë të Sllovenisë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

Amerika
'Ukrainasit kryejnë sulm me dron' në Belgorod të Rusisë, shembet një ndërtesë shumëkatëshe

'Ukrainasit kryejnë sulm me dron' në Belgorod të Rusisë, shembet një ndërtesë shumëkatëshe

Evropa
Evakuohen mbi 4 mijë banorë të Kharikvit, rusët me sulm të befasishëm mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evakuohen mbi 4 mijë banorë të Kharikvit, rusët me sulm të befasishëm mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evropa
Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Azia
Kalo në kategori