LAJMI I FUNDIT:

Berlusconi i shqetësuar, sot i nënshtrohet operacionit në zemër

Berlusconi i shqetësuar, sot i nënshtrohet operacionit në zemër

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi (79) iu nënshtrua një operacioni në zemër sot në mëngjes, pas një infarkti, operacion që pritet të zgjasë rreth katër orë.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Berlusconi gjendet në spitalin San Raffele në Milano, ku do të qëndrojë edhe dy ditë nën kujdesin intensiv pas operacionit.


E rimëkëmbja, siç është parashikuar nga mjekët do të zgjasë disa javë.

Miliarderi italian kishte mbijetuar një sulm në zemër dhjetë vjet më parë, kur atij iu vendos një stimulues kardiak në SHBA. Pajisja u zëvendësua në fund të vitit të kaluar.

“Sigurisht unë jam i shqetësuar. Por jam i prekur nga mbështetja dhe kujdesi i të gjithëve, madje edhe i kundërshtarëve të mi politikë”, ka shkruar Berlusconi në faqen e tij në Facebook.

Mjeku i Berlusconit, Alberto Cangrejo ka thënë se biznesmeni 79-vjeçar “ka mundur të vdiste”, gjë që tregon se gjendja e tij ishte më e vështirë se ajo që thanë miqtë dhe anëtarët e familjes, që kanë vizituar ditët e fundit Berlusconit në klinikën e San Raffaele në Milano.

Berlusconi, i cili për vite ka një stimulues kardiak, u shtrua në spital javën e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori