LAJMI I FUNDIT:

Berlusconi ngacmon gazetaren e BBC-së, shkak shtrëngimi “i fortë” i dorës (Video)

Berlusconi ngacmon gazetaren e BBC-së, shkak shtrëngimi “i fortë” i dorës (Video)

Ish kryeministri italian Silvio Berluskoni i tha një gazetareje të BBC se shtrëngimi i saj i dorës ishte aq i fortë sa “askush nuk do të martohet me të”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vërejtja ishte kapur nga kamera pasi gazetarja Sofia Bettiza shkoi për t’i thënë lamtumirë pas një interviste.


Videoja, e postuar në faqen e internetit të BBC News, tregon 81-vjeçarin duke i thënë asaj: “Mos e shtrëngoni dorën kështu”.

Ai pastaj e paralajmëron atë që “të jetë i kujdesshme”, duke iu referuar asaj që është e pamartuar.

E gjitha kishte filluar kur gazetarja Bettiza i kishte thënë në italisht: “Faleminderit, lamtumirë”, ndërsa ajo i tund dorën pas një interviste.

Berlusconi pastaj është kthyer kah ajo dhe i thotë: “Mos e shtrëngoni dorën kështu, është shumë e fortë”.

Ajo e pyet: “A ishte shumë e fortë?”

Berlusconi vazhdoi: “Përndryshe burrat do të mendojnë se do të më rrahësh, kështu nuk do të martohen me ju. A jeni e martuar? E shihni? Bëj kujdes”.

Bettiza pastaj ia kthen: “Por unë mendova se ishte një gjë e mirë që të kesh një shtrëngim duarsh të fortë?” /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Interesante
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Interesante
Kalo në kategori