LAJMI I FUNDIT:

Berlini do të kufizojë shitjen e pronave banesore për të huajt

Berlini do të kufizojë shitjen e pronave banesore për të huajt

Qeveria krahinore në Berlin ka paralajmëruar vendosjen e kufizimeve sa i përket shitjes të njësive banesore shtetasve të huaj në këtë pjesë të Gjermanisë.

Çmimet e patundshmërive në Berlin janë në rritje për disa vite ndërsa kryeministri i qeverisë krahinore Muller ka thënë se planifikon vendosjen e masave të cilat do t’u mundësojnë shtetasve gjermanë të zgjidhin më lehtë çështjet banesore.

Ai për gazetërn “Allgemeine Zeitung“ tha se Ministria e Financave tashmë ka përgatitur një analizë të gjendjes në treg.

“Në këtë kontekst kohë më parë Zelanda e Re ka vendosur masa të mira dhe ne jemi duke menduar të bëjmë të njejtën”, ka thënë Muller, shkruan AA.

Për shkak të ardhjes gjithnjë e më të madhe të emigrantëve të pasur, qeveria e Zelandës së Re në fillim të muajti ka vendosur ndalesa të shitjes së patundshmërive të huajve që nuk posedojnë leje qëndrimi.

Sipas të dhënave të fundit, të huajt në Berlin kanë blerë 68 për qind të numrit të pëgjithshëm të banesave të shitura në vitin 2015. Kjo është 5 herë më e madhe në krahasim me blerjen e banesva nga të huajt në Berlin në vitin 2009.

Në kryeqytetin e Gjermanisë jetojnë rreth 4 milionë banorë ndërsa kompanitë konsulente e llogarisin si tregu i dytë më atraktiv të patundshmërive, menjëherë pas Londrës.

Në të gjithë Gjermaninë investitorët e huaj mesatarisht marrin pjesë me 40 për qind në blerjen e patundshmërive banesore dhe 60 për qind të atyre afariste. /Telegrafi/