LAJMI I FUNDIT:

Berjani: Çmimi i naftës në Kosovë shpejt arrin në 2 euro

Berjani: Çmimi i naftës në Kosovë shpejt arrin në 2 euro

Shtrenjtimi i derivateve nuk ka të ndalur në Kosovë.

Çmimi i naftës dhe benzinës është duke u rritur për çdo ditë nga 8 deri në 10 centë. Çmimet e karburanteve tashmë kanë arritur në mbi 1.60 euro, por naftëtarët paralajmërojnë se një litër naftë do të arrijë në 2 euro.


Sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani çmimet sot kanë mbërri deri në 1 euro e 61 centë.

Berjani paralajmëron se me këtë trend të ngritjes së vazhdueshme, çmimet pritet të arrijnë deri në 2 euro për një litër naftë.

“Sot çmimet derivateve në tregun e Kosovës sillen prej 1.55 deri në 1 euro 61 centë. Ndërsa, çmimet e furnizimeve sot janë 1.56 centë…Këto janë çmime ekstreme, lufta e ka bërë të veten, çmimet janë enorme të shtrenjta dhe janë duke u shtrenjtuar në çdo moment. Sa i përket çmimeve se a do të shkon deri në 2 euro për një litër naftë, trendi është duke treguar se do të rriten çmimet dhe do të arrijnë 2 euro, në Shqipëri veç ka mbërri 2.20, kështu që kjo pritet të jetë edhe në Kosovë”, thekson ai. /KP/