LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Situata në veri është shumë e tensionuar, urgjentisht të shtohen patrullimet rreth vijës kufitare me Serbinë

Berisha: Situata në veri është shumë e tensionuar, urgjentisht të shtohen patrullimet rreth vijës kufitare me Serbinë

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha ka thënë se situata në veri të vendit është shumë e tensionuar por sipas tij Qeveria e Kosovës po mundohet të mbajë situatën e relaksuar.

Berisha në një konferencë për media ka thënë se siguria e shtetit po cenohet nga forcat e xhandarmërisë serbe përmes pikave të tjera kufitare.


“Qeveria e Kosovës po e mban situatën kinse të relaksuar sikur të mos kishte ndodhur asgjë. U siguroj dhe e di saktë çka po flas, situata në veri është shumë e tensionuar por jo vetëm në veri, pro nuk i përmenda pahiri edhe 360 kilometra që na ndajnë me Serbinë e që sovraniteti, integriteti i vendit tonë shkelet për çdo ditë, nga forcat e xhandarmërisë serbe”, ka thënë Berisha.

Ai ka përmendur raportimet në media ditë më parë ku është përfolur se forcat serbe kanë hyrë në rajonin e Istogut, që sipas Berishës kjo tregon që qeveria është e dobët dhe e ka mendjen vetëm në veri të vendit duke lënë anash pikat e tjera kufitare me Serbinë.

“Brenda territorit të Kosovës para disa ditësh kanë cenuar dhe po cenojnë sigurinë e shtetit tonë (forcat serbe). Kjo tregon të vërtetën që kemi një qeveri të dobët në ruajtjen e sigurisë së vendit pasi vëmendja politike dhe qeveritare është shpërngulur vetëm në pikat kufitare në veri dhe në marrëveshjen finale me Serbinë, ndërsa kjo ka bërë që forcat serbe të hyjnë brenda territorit të Kosovës në shumë pika të tjera.

Dhe kjo është shkelje e drejtpërdrejt e sovranitetit tonë shtetëror. Nga këtu ftoj organet e rendit, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet përkatëse që të zbardhin rastin dhe detajet e kësaj ngjarje. Urgjentisht të shtohen patrullimet rreth vijës kufitare me Serbinë e cila është diku 360 kilometra vijë ndarëse në mes dy vendeve”, ka thënë ai./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori