Berisha shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-ambasadorit Lohan


Ish-kryeministri Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet për humbjen e ish-ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Helmut Lohan.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se ambasadori Lohan ka dhënë një kontribut të madh për vendin tonë.
Postimi i BerishësShqiperia humbi nje mik te çmuar! Te dashur miq, me ndarjen nga jeta te ambasadorit Helmut Lohan, diplomatit qe kryesoi ne vitet 2006-2010 perfaqesine e Komisionit Europian ne Shqiperi, vendi yne ka humbur nje mik te çmuar. Ambasador Lohan dha kontribut te çmuar ne perpjekjet tona per integrim ne BE, kompletimin e procesit te marreveshjes se Stabilizim Asociimit, pranimit te kerkeses per anetaresim ne BE dhe pyetsorit nga Komisioni Europian si dhe liberalizimit te vizave me zonen Shengen. Duke shprehur mirenjohjen e thelle per mbeshtetjen e tij te çmuar ndaj vendit tone dhe ngushellimet me te sinqerta familjes te Ambasadorit Helmut Lohan, i lutem Zotit qe shpirti i tij te gjeje paqen e amshuar! sb /Telegrafi/







































