LAJMI I FUNDIT:

Berisha priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, Lorenzo D’Addari

Berisha priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, Lorenzo D’Addari

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurosë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha,  se KFOR-i ka luajtur dhe po luan një rol të rëndësishëm në Kosovë, në krijimin e ambientit të qetë.

Berisha këtë deklaratë e bëri të ditur në takimin që zhvilloi sot me komandantin e ri të KFOR-it, në Kosovë, gjeneralin Frances Lorenzo D’Addario.


Ai i ka shprehur falënderimin e veçantë KFOR-it, për ndihmën e vazhdueshme për FSK-në, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes FSK-së dhe KFOR-it.

“Ne jemi të hapur që bashkëpunimin tonë me KFOR-in, ta avancojmë edhe më tej. Jemi të kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm dhe do të vazhdojmë me këtë bashkëpunim korrekt, të hapur, transparent dhe të sinqertë edhe në të ardhmen“.

Ministri Berisha, e ka njoftuar gjeneralin D’Addario, edhe me ecurinë, sukseset dhe sfidat me të cilat po përballet FSK-ja. Ai gjithashtu e ka njoftuar për procesin e tranzicionit dhe pritjet pas miratimit në leximit të dytë të ligjeve për FSK-në, nga Kuvendi i Kosovës.

“Mandati i ri i FSK-së, do të ruaj karakterin profesional, me mision mbrojtës. Një Forcë e hapur për të gjithë qytetarët dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ne jemi zotuar se rajoni do të ketë edhe një forcë aleate, të ndër veprueshme me aleatët dhe në shërbim të krijimit dhe ruajtjes së paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon dhe me gjerë, jo vetëm konsumues por edhe ofrues të paqes” ka shtuar në fund, ministri Berisha.

Ndërsa, komandanti i KFOR-it, gjenerali Frances Lorenzo D’Addario, ka falënderuar ministrin Berisha, për pritjen si dhe e ka përgëzuar për punën dhe përkushtimin e deritanishëm.

“Jemi këtu që të kontribuojmë për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë. Jam mirënjohës për gatishmërinë që po tregoni për bashkëpunim, në qëllimin e përbashkët, për sigurinë dhe paqen në vend”, ka thënë komandanti i KFOR-it, gjenerali D’Addario. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori