LAJMI I FUNDIT:

Berisha porosit Vetëvendosjen: Ejani ta kundërshtojmë Qeverinë (Video)

Berisha porosit Vetëvendosjen: Ejani ta kundërshtojmë Qeverinë (Video)

“Ne kemi qenë bashkë në një front, por Vetëvendosje e ka ndërruar mënyrën e kundërshtimit”, tha anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha, në “Rrokum Rroll” të TV Rrokum.

Ai vlerësoi se AAK nuk ka kohë me humb me dokumente, se për të tash është koha e punës e jo e letrave.


Berisha e këshilloi Vetëvendosjen të vazhdojë me kundërshtimin e kësaj qeverie e të lënë zhvillimin e debateve brenda opozitës.

Berisha tha se Haradinaj duke e përkrah idenë e Ibrahim Rugovës për shqiptarizëm është vënë në kundërshtim të kësaj qeverie që ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme për vendin, e për kurrfarë arsye tjera politike.

“Ata munden me fol tërë ditën me na shajt e me na lëvdua. Ne kemi treguar në kohë të vështira se për çështje kombëtare nuk bëjmë kalkulime”, tha ai, duke folur për VV-në.

“Humbja e energjisë brenda opozitës matematikisht, në frymë e në përkrahjen qytetare e dobëson kundërshtimin”, tha ai.

Berisha tha se protestat i kanë dërguar selam qeverisë se nuk mundet me qeverisë siç duan ata, por siç tha ai, janë disa rregulla.

“Ne e vazhdojmë rrugën tonë, kjo është rrugë politike, rrugë që e kemi kaluar nëpër sfida të ndryshme. Rruga vazhdon s’është me rëndësi kush udhëheq”, tha më tej ai.

Ndërsa krejt në fund kur u pyet për shoqërinë civile, Berisha tha se është në ndërgjegjjen e tyre se çfarë dëshirojnë të bëjnë.

“A dëshirojnë të vazhdojnë me kundërshtim, a dëshirojnë me qëndrua në hije, le të vendosin ata. Jemi mësuar me histori të shqiptarëve në 500 vjetët e fundit”, theksoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Kronika e Zezë
“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori