Berisha për demarkacionin: Është shënuar një arritje përcaktuese për vizat


Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.
Ai ka shkruar në Facebook se Kosova me ratifikimin e kësaj marrëveshje shënon një arritje përcaktuese për liberalizimin e merituar të vizave me Bashkimin Evropian.
Postimi i plotë:
"Te dashur miq, sot Kuvendi i Kosoves, pas debatesh dhe perballjesh te forta gjate ketyre viteve te fundit, ratifikoi me 80 vota pro marreveshjen e percaktimit te kufirit midis Republikes se Kosoves dhe Republikes se Malit te Zi.
Per ratifikimin e marreveshjes votuan deputetet e mazhorances si dha ata te LDK ne opozite. Duke pershendetur kete akt, shtoj se Kosova me ratifikimin e kesaj marreveshje shenon nje arritje percaktuese per liberalizimin e merituar te vizave me Bashkimin Europian por dhe per konsolidimin e marredhenieve te fqinjesise se mire me Malin e Zi dhe te Pavaresise saj!" (sic.), ka shkruar Berisha. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/03/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































