LAJMI I FUNDIT:

Berisha nuk pranon humbjen në zgjedhjet vendore, akuzon Alibeajn se ka marrë shpërblim nga Rama

Berisha nuk pranon humbjen në zgjedhjet vendore, akuzon Alibeajn se ka marrë shpërblim nga Rama

Ish-kryeministri dhe bashkë-drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha vazhdon të mos e pranojë humbjen e thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit në Shqipëri.

Pas akuzave ndaj kryeministrit Edi Rama se ka blerë votat me banda kriminale, ai ka lëshuar akuza të forta për Enkelejd Alibeajn, i cili dha dorëheqjen nga detyra e tij si kryetar në detyrë i Partisë Demokratike (PD).


I shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar, Berisha tha se Alibeaj është shpërblyer nga Rama me një shumë parash prej 220 mijë eurosh.

Dorëheqja e Alibeajt dhe zgjedhjet lokale, deputetja e PD-së Tabaku: Të reflektojmë ku gabuam
Lexo po ashtu Dorëheqja e Alibeajt dhe zgjedhjet lokale, deputetja e PD-së Tabaku: Të reflektojmë ku gabuam

I përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PD-së prej më shume se një viti, Berisha, i cili nisi një lëvizje jashtë partisë të quajtur “Rithemelimi”, tha më tej se ish-kryetari i dorëhequr i PD-së Lulzim Basha dhe Alibeaj, u përdorën në mënyrën më të pamëshirshme për të goditur opozitën shqiptare.

“Dy persona janë të larguar në mënyrë përfundimtare nga PD. Njëri është Lul Brava, tjetri është Alibasha që mori vetëm sot shpërblim nga Edi Rama, 220 mijë euro. PD është e hapur për të gjithë të tjerët për debat, për negociata, për çfarë të dëshirojnë”, tha Berisha, i cili hyri në zgjedhjet e 14 majit në listat e Partisë së Lirisë, të drejtuar nga Ilir Meta.

“Por dy persona, pengje të Edi Ramës, u përdorën në mënyrën më të pamëshirshme për të goditur opozitën shqiptare. Përsa i përket atij rezultati, unë u bëj thirrje t’i lexoni rezultatet me realizëm”, tha Berisha.

Enkelejd Alibeaj jep dorëheqjen nga drejtimi i PD-së
Lexo po ashtu Enkelejd Alibeaj jep dorëheqjen nga drejtimi i PD-së

“PD-së iu mohua logoja, PD-së iu mohua kryetari i koalicionit. E di si e bëri Edi Rama? Kur ringu ishte përgatitur për ndeshjen, me mekanizma alla-Putin, shpalli veten fitimtar duke mos lejuar kundërshtarin të futet në ring”, tha Berisha që hyri në zgjedhjet e fundit nën logon e “Bashkë Fitojmë”.

“Por ajo nuk është fitore? Ajo është tmerr-fitore! Sepse pasojat sigurisht që ishin për PD-në, por më të rënda qenë për atë. Se ai parashikoi jo vetëm që ajo të ishte një kolpo asgjësuese, përfundimtare. Por në fakt u përball me të kundërtën”, tha Berisha.

Analistët për zgjedhjet në Shqipëri: Humbja e thellë e PD-së erdhi prej bojkotimit të qytetarëve
Lexo po ashtu Analistët për zgjedhjet në Shqipëri: Humbja e thellë e PD-së erdhi prej bojkotimit të qytetarëve

“Me të gjithë aktet e tij kriminale, 510 mijë shqiptarë u ngritën mbi të gjitha dhe i thanë se opozita shqiptare është e pamposhtur. Unë jam këtu për të thënë se këto zgjedhje janë një farsë elektorale e paprecedent. Unë kam besim të plotë se shqiptarët do t’i japin përgjigjen e merituar. Ne jemi zotuar se do mbrojmë votën. Është gjë e paimagjinueshme kjo që bëjnë mediat, të cilat përpiqen të bindin shqiptarët se nuk është përgjegjës hajduti, por viktima”, shtoi ish-kryeministri.

“Ky është një akt amoraliteti. Por ne qëndrojmë, ja ku jemi përditë në mbrojte të votës”, tha ai.

Një ditë më parë, kryetari në detyrë i PD-së, Alibeaj tha dorëheqjen duke kërkuar reformimin e partisë. Ai tha se partia duhet të ruaj identitetin e saj pro-evropian dhe partneritetin me SHBA-nëm e cila nuk pranon në mënyrë kategorike një bashkëpunim me Sali Berishën të cilin e akuzon për korrupsion dhe e ka shpallur non-grada prej gati dy vitesh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori