LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Kurti po na lë pa taksë, pa reciprocitet dhe po i acaron marrëdhëniet me SHBA-në

Berisha: Kurti po na lë pa taksë, pa reciprocitet dhe po i acaron marrëdhëniet me SHBA-në

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po gjunjëzohet në shumë drejtime, ngase përveçse po e heqë taksën dhe nuk mundet ta vendosë reciprocitetin, sipas tij, Kurti edhe po i acaron raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Berisha ka theksuar Kurti përkundër se di të teorizojë mbi strategjitë e taktikat shtetërore në politikën e jashtme, në praktikë ai nuk ka dhënë rezultate.


“Albin Kurti, i cili dje teorizonte në Kuvendin e Kosovës për strategjinë e taktikën shtetërore në politikën e jashtme, po gjunjëzohet në shumë drejtime. Ai edhe po e heqë taksën, edhe nuk po arrin ta vendosë reciprocitetin, po i acaron raportet me SHBA-në, aleatin më të fortë të Kosovës!”, ka theksuar Berisha.

Ai ka thënë se me këtë qasje, Kurti po e rrezikon fundamentin e shtetësisë së Kosovës.

“Me këtë çasje të pa mend, kryeministri po rrezikon fundamentin e shtetësisë sonë. As vetë nuk e kam besuar që Kurtit i mungon sensi diplomatik deri në këtë masë!”, ka shkruar në Facebook, Berisha. /Telegrafi/