LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Kanë marrë përsipër të ndërtojnë Republikën e tretë me parullën enveriste: “ndërtojmë tue shkatërru”

Berisha: Kanë marrë përsipër të ndërtojnë Republikën e tretë me parullën enveriste: “ndërtojmë tue shkatërru”

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, e cila sot nga foltorja e Kuvendit kërkoi që Qeveria dhe Kubendi të marrim masa, sepse, sipas saj, viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media…”.

Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “hiç më pak se një deputete me model të dëshmuar antikulturor dhe mungesë elementare të edukatës, i ka dhënë të drejtë vetes që përmes qeverisë të përjashtojë Kosovën nga modeli europian i medias të lire”.


“Njeriu që nuk edukohet përmes dhimbjes mbetet gjithmonë fëmijë – thoshte gjeniu Thomas Mann”, ka shkruar Berisha, transmeton Telegrafi.

Më tej ai ka thënë se “një bashkësi njerëzish që nuk njohin as dhimbjen e lirisë, as të punës, as të kreativitetit, të sakrificës jo se jo, kanë marrë përsipër që të ndërtojnë, siç kanë thënë Republikën e tretë me parullën enveriste: ‘ ndërtojmë tue shkatërru’”.

“Sot, hiç me pak se një deputete me model të dëshmuar antikulturor dhe mungese elementare të edukatës, i ka dhënë të drejtë vetës që përmes qeverisë të përjashtojë Kosovën nga modeli europian i medias të lire”, ka shkruar Berisha.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në seancën e Kuvendit të Kosovës u deklarua për punën e mediave në vend, duke thënë se viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media përmes së cilës është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe në ato online të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe shantazh politik.

Deputetja e LVV-së: Investime të mëdha private në media, Kuvendi dhe Qeveria të merr masa
Lexo po ashtu Deputetja e LVV-së: Investime të mëdha private në media, Kuvendi dhe Qeveria të merr masa

Pacolli këto komente i bëri para deputetëve teksa foli për Rezolutën e miratuar nga Parlamenti Evropian për Kosovën.

Ndaj deklaratës së deputetes Pacolli ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke thënë se në një fjalim të sotëm në Kuvend, deputetja e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka bërë thirrje për rregullim qeveritar të mediave, sidomos të atyre online.

Thirrja e hapur e deputetes Pacolli për ndërhyrje direkte të Qeverisë për kontroll ndaj mediave është e papranueshme për Asocacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës.

Sipas tyre, deklarata të tilla paraqesin rrezik për lirinë e medias në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori