LAJMI I FUNDIT:

Berisha akuza të rënda ndaj Ramës lidhur me Kosovën, e quan argat shqipfolës të Vuçiqit

Berisha akuza të rënda ndaj Ramës lidhur me Kosovën, e quan argat shqipfolës të Vuçiqit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për qasjen e tij ndaj Kosovës, në takimin e djeshëm me kancelaren Angela Merkel në Tiranë.

Berisha e ka quajtur Ramën “argat shqipfolës të Vuçiqit”.


“Miq, dje argati shqipfolës i serbomadhit Vuçiq shndërroi samitin e Nismës së Berlinit në Tiranë në një samit sherri dhe platformë sulmi të turpshëm ndaj Kosovës dhe kryeministrit të saj. Ai shprehi këtë qëndrim antishqiptar në prani të kancelares Merkel, themelueses e Nismës së Berlinit, e cila jo vetëm nuk shprehu mbështetje për aleancën trilatrale Beograd-Tiranë-Shkup me ermin Ballkani i Hapur, por deklaroi preras se procesi i Berlinit nuk ka zëvendësues duke hedhur kështu në kosh të plehrave projektin e serbomadhisë të Aleksandar Vuçiq dhe argatëve të toj Zografi Bis dhe Zaev”, ka shkruar Berisha.

Ai ka shtuar se dje në Tiranë nuk ishte Brnabiq që sulmoi Kosovën dhe kryeministrin Kurti, por mikpritësi i pështirosur i Samitit argati i presidentit të serbomadhisë, antishqiptari Zografi

Bis që vazhdoi luftën e ftohtë ndaj tyre edhe gjatë një samiti rajonal me praninë e kancelares Merkel.

Postimi i plotë:

Argati i Vuçiç apo sherri i neveritshem i Samitit te Nismes se Berlinit ne Tirane!
Miq, dje Argati i shqipfoles i serbomadhit Vuçiç shnderroi samitin e Nismes se Berlinit ne Tirane ne nje samit sherri dhe platforme sulmi te turpshem ndaj Kosoves dhe Kryeministrit te saj. Ai shprehu kete qendrim antishqiptar ne prani te Kancelares Merkel, themeluese e Nismes se Berlinit, e cila jo vetem nuk shprehu mbeshtetje per aleancen trilaterale Beograd- Tirane -Shkup me emrin Ballkani i Hapur por deklaroi preras se procesi i Berlinit nuk ka zevendesues duke hedhur keshtu ne kosh te plehrave projektin e serbomadhise te Aleksander Vuçiç dhe argateve te tij Zografi Bis dhe Zaev.
Ky qendrim i saj detyroi argatin e Vuçiçit ne Tirane, Zografin Bis te perdore konferencen e shtypit me kancelaren per te sulmuar ne emer te padronit Kosoven dhe kryeministrin e saj si shkakun me kryesor te deshtimit te projektit te Serbomadhise, Ballkani i Hapur.
Keshtu dje ne samitin e Nismes se Berlinit ne Tirane nuk ishte Brenabiç qe sulmoi Kosoven dhe kryeministrin Kurti, por mikpritesi i peshtirosur i Samitit argati i presidentit te serbomadhise antishqiptari Zografi Bis qe vazhdoi luften e ftohte ndaj tyre edhe gjate nje samiti rajonal me pranine e Kancelares Merkel. E gjitha kjo vetem e vetem se Kosova po mbron me qendrimin e saj nismen e Berlinit dhe po kundershton Ballkanin e Hapur, projekt i armikut te kombit shqiptar George Soros per te rivendosur hegjemonine serbe ne rajon, hegjemoni e cila ne nje te shkuar te afert iu shkaktoi boshnjakve, shqiptarve por edhe kroatve genocide masakra spastrime masive etnike.
Miq, me qendrimin e saj Kosova po mbron jo vetem interesat jetike te saj dhe kombit shqiptar por edhe proceset integruese europiane ne rajon.
Ajo po kundershton krijimin e Jugosllavise se re dhe vendosjen e rajonit ne sferen e influences ruse.
Me kete rast denoj me ashpersine me te madhe edhe njehere Ballkanin e Hapur si projekt fund e krye antishqiptar qe ka si qellim te vetem vendosjen e hegjemonise serbe dhe influence ruse rajon si dhe sulmet armiqesore prej antishqitpari te betuar ndaj Kosoves. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori