LAJMI I FUNDIT:

Bergwijn i lumtur që e bëri ëndrrën e fëmijërisë realitet: Është e pabesueshme, gjithmonë e kam ëndërruar këtë moment

Bergwijn i lumtur që e bëri ëndrrën e fëmijërisë realitet: Është e pabesueshme, gjithmonë e kam ëndërruar këtë moment
. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Steven Bergwijn ditë më parë i është bashkuar skuadrës londineze Tottenham Hotspur.

Sulmuesi i talentuar holandez u largua nga PSV Eindhoven për tu transferuar te Spurs për 30 milionë euro.


E qysh në ndeshjen e tij debutuese në Ligën Premier, Bergwijn realizoi gol në fitoren e Spurs 2-0 ndaj kampionit në fuqi Manchester City.

Holandezi ka thënë pas ndeshjes se e ka bërë realitet një ëndërr që kishte duke debutuar me gol në kampionatin anglez.

“Për mua është e pabesueshme, është një ëndërr e realizuar në debutimin tim”, ka deklaruar Bergwijn.

Steven Bergwijn. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

“Si fëmijë kam ëndërruar të luaj në Ligën Premier, kështu që debutimi me gol është diçka e jashtëzakonshme për mua”, vazhdoi Bergwijn.

“Vërtetë jam shumë i lumtur për golin që shënova dhe fitoren që e morëm”, përfundoi holandezi.

22-vjeçari erdhi te Spurs për ta zëvendësuar kapitenin e lënduar Harry Kane, derisa ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

Ligat tjera
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Kalo në kategori