eksperti-banner

Ai ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Lirinë dhe është shprehur i kënaqur që është bërë pjesë e Lirisë.

“Jam i kënaqur që kam arritur marrëveshje me një klub të madh siç është Liria e Prizrenit. Shpresoj të arsyetoj besimin e dhënë. Mendoj, që do të jap maksimumin”, ka thënë Berbatovci pas nënshkrimit të kontratës.


Ndërkaq, Erxhan Dana, drejtor u shpreh: ’mendoj që me sukses e përmbyllëm punën e transfereve. Besojmë që ky do të jetë transferi i fundit për këtë kohë.

Mbuluam pjesën e rëndësishme të sulmit. Me këtë sjellje do të shtojmë cilësinë, konkurrencën dhe efektivitetin në fazën e sulmit, duke ditur cilësitë e tij.

Shpresojmë që Berbatovci ta arsyetoj besimin tonë, duke u bërë pjesë e rezultateve të mira, çfarë presin adhuruesit tonë të shumtë’, tha Dana.

Berbatovci, pritet që të nis të dielën me Drenicën në Prizren, në kuadër të xhiros së parë. /fcliria/
 

telegrafi sport app