LAJMI I FUNDIT:

Beqiri: Sa isha në krye të Prishtinës, tri vite u përcolla nga Njësiti për Mbrojtje të Afërt (Video)

Beqiri: Sa isha në krye të Prishtinës, tri vite u përcolla nga Njësiti për Mbrojtje të Afërt (Video)

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka ardhur me një rrëfim për jetën dhe karrierën e tij politike.

Beqiri ka thënë se LDK vazhdimisht bën reforma pasi sipas tij është pjesë e EPP (Partive Popullore Evropiane), dhe sipas tij të jesh pjesë e këtij grupimi politik duhen plotësuar disa kritere.


Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, ka thënë se nuk është për favorizimin e ndonjë femre për të drejtuar LDK-në, pasi sipas tij femrat e LDK-së janë të zonjat “vetëm duhet dhënë hapësira”.

Ai ka thënë se terminologjia “Brezi i ri i LDK-së” nuk është e qëndrueshme.

“Kjo është njëfarë falsiteti dhe për mua jenë mundur të imponohet. Si terminologji për mua është e paqëndrueshme. Nuk ka brez të ri e të vjetër. Normal që brezi i ri i zë vendin të mesmit, atë të mesmit të vjetërve e kështu me radhë. Ky është rigjenerimi i partisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Beqiri ka thënë se në politikë gjithmonë duhet të merret parasysh përvoja.

“Në politikë dhe parti nuk është kriter mosha, por vetëm rezultati…Në LDK nuk do të ketë luftë brezash. Të rinjtë që kyçen në LDK duhet të kenë pak durim, pasi përvoja nuk mund të fitohet me ndonjë farë shkolle”.

Duke folur për kohën kur ishte në krye të Prishtinës, Beqiri thotë se në atë kohë buxheti ka qenë shumë i vogël e punët që duheshin bërë ishin të madhe.

Ai thotë se në aspektin e sigurisë ishte e vështirë të punohej në atë kohë.

“Fatkeqësisht, unë për tri vite jam përcjellë nga Policia e Kosovës, Njësiti për Mbrojtje të Afërt. Vazhdimisht kam pasur kërcënime dhe kam qenë i rrezikuar. Janë mbajtur edhe dy procese gjyqësore. Nuk ka qenë e lehtë të punosh me përcjellje policore por kam pasur vullnet për punë”, tha ndër të tjera Ismet Beqiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori