LAJMI I FUNDIT:

Beqaj në Bruksel: Qeveria e Kosovës synon nivel të ulët të deficitit buxhetor dhe borxhit publik

Beqaj në Bruksel: Qeveria e Kosovës synon nivel të ulët të deficitit buxhetor dhe borxhit publik

Me ftesë të Presidencës se Këshillit të Bashkimit Evropian, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, ka marrë pjesë në Dialogun Ekonomik dhe Financiar në mes të Bashkimit Evropian, vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, në nivel politik, që është mbajtur në Bruksel. Fokusi i këtij dialogu ishte në temën: “Forcimi i kornizës fiskale si kontribut në konvergjencën ekonomike”.

Ministri Beqaj ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të ndjekur një strategji konservatore të politikës makroekonomike, duke synuar nivelet e ulëta të deficitit buxhetor dhe borxhit publik.


“Objektivat e Kosovës janë: vazhdimi i investimeve kapitale, racionalizimi i shpenzimeve operative, përmirësimi i efektivitetit të subvencionimit, mobilizimi i të ardhurave përmes zgjerimit të bazës tatimore e jo rritjes së tatimeve, rritja e eksporteve, si dhe zhvillimi ekonomik i vendit”, theksoi ministri Beqaj.

Në fund të dialogut pjesëmarrësit kanë miratuar konkluzionet për secilin vend.

Në konkluzionet e përbashkëta për Kosovën thuhet se “Me gjithë koston më të lartë se parashikimi i skemës së pensioneve të veteranëve të sapo futur, Kosova ka ruajtur qëndrueshmërinë e financave publike” . Është konstatuar po ashtu se Kosova vazhdon të ketë borxh publik të ulët, si dhe parashikimet e vitit 2018 për të ardhura më të larta buxhetore mbështeten kryesisht në përmirësimet në mbledhjen e të ardhurave dhe rritjen e aktivitetit ekonomik.

Kosovës iu rekomanduan veprime në disa fusha të shoqëruar me masa në planifikimin makro-fiskal, në planifikimin e investimeve shumëvjeçare, për të luftuar ekonominë informale, si dhe masa për plotësimin e futjes së skemës së sigurimeve të përgjithshme shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Kalo në kategori