LAJMI I FUNDIT:

Beqaj: Kosova ka lidership me tipare autoritare

Beqaj: Kosova ka lidership me tipare autoritare

Lidershipi aktual brenda partive politike në Kosovë është lidership autoritar që ka dalë nga sistemi monist dhe të njëjtat vlera i bartë edhe sot, ka thënë analisti politik Belul Beqaj.

“Lidershipi aktual kryesisht i ka tiparet e lidershipit autoritar”, ka deklaruar Beqaj në një prononcim për Klan Kosova.


“Këtë e vërtetojnë hulumtimet e pasluftës, por situata nuk ka ndryshuar përmbajtësisht edhe pas pesëmbëdhjetë viteve. Prandaj, ne kemi të bëjmë në njërën anë me lidershipin autoritar, kurse në anën tjetër kemi të bëjmë me lidershipin që i ka tiparet e mentalitetin autokratik për shkak të së kaluarës së tyre ideologjike (nga lëvizjet ilegale ose Lidhja Komuniste), me përjashtime të vogla që nuk e përmirësojnë dukshëm imazhin e përgjithshëm të lidershipit politik”.

Ai thotë se duke marrë parasysh ndërtimin dhe organizimin e partive politike, në varësi të një lideri apo lidershipit të ngushtë partiak, ka mungesë të ideologjive të definuara dhe programeve politike.

Beqaj vlerëson se konkurrenca e mirëfilltë po cilësohet si armiqësi.

“Defekti kryesor i shoqërisë kosovare në tranzicion qëndron në faktin se qytetarët e kanë lidhur fatin e suksesit me krijimin e raportit me liderët autoritarë, e jo me programe apo bindje”.

“Lideri me inercion ngritet mbi ligjin dhe shtetin. Ndërsa konkurrenca e mirëfilltë nënkuptohet si armiqësi, e jo si vlerë komplementare që motivon shoqërinë drejt zhvillimit”.

Beqaj nuk ka pritje të mëdha për ndryshime substanciale tek lidershipi, strukturat organizative dhe shoqëria kosovare si tërësi.

“Mendova se kryetari i ardhshëm i PDK-së nuk do ta imitojë ish kryetarin e partisë. Ai ka shpalosur platformën e vet nëpër degë, pa pasur asnjë konkurrent në garë. Kjo do të thotë se do të kemi skenarë partiakë të cilët i kemi parë deri më tash. Por, edhe kandidimi sa për të kandiduar është simulim i panevojshëm”, ka thënë Beqaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori