LAJMI I FUNDIT:

Beqa: Koalicioni mirë po funksionon, po merren vendime të mëdha (Video)

Beqa: Koalicioni mirë po funksionon, po merren vendime të mëdha (Video)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa ka thënë nuk ka ndonjë sfidë që të vejë në dyshim funksionimin e koalicionit.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini deklaroi se koalicioni po funksionon mirë dhe po merren vendime të mëdha, pavarësisht deklaratave të ndryshme që mund të japin partnerët e koalicionit.


“Ministritë po i kryejnë punët e veta, po merren vendime të mëdha, nuk po shoh diçka që do të vende në dyshim ecurinë e koalicionit”.

Duke folur për idetë e Thaçit për bashkimin e Luginës së Preshevës, Beqaj tha se ka deputetë në pozitë dhe në opozitë që mbështesin idenë e Thaçit për bashkim me Luginën e Preshevës.

“Presidenti Thaçi  nuk e ka përmendur asnjëherë shkëmbimin e territoreve. Unë besoj se mbi 90 për qind e qytetarëve mbështesin bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën”.

Beqaj ka thënë se vetë fakti që Serbia pranon të flasë për shënimin e vijës kufitare është pozitive.

“Në momentin që Serbia dhe Kosova shënojnë vijën kufitare, atëherë kjo në njëfarë forme është njohje reciproke mes shteteve, sepse kufiri shënohet vetëm ndërmjet shteteve”.

Beqaj ka thënë se qëndrimi i tij personal është pro idesë së kthimit të Luginës së Preshevës në Kosovë.

“Unë personalisht si deputet i Kuvendit të Kosovës e kisha votuar idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën”, deklaroi më tej deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori