LAJMI I FUNDIT:

Benzema barazon rekordin e Raulit në La Liga dhe rivalizon Messin për ‘Pichichi’ këtë sezon

Benzema barazon rekordin e Raulit në La Liga dhe rivalizon Messin për ‘Pichichi’ këtë sezon

Karim Benzema ka shkruar emrin me shkronja të arta në historinë e Real Madridit me dy golat e shënuar kundër Cadizit të mërkurën në mbrëmje.

Francezi shënoi kundër ekipit të tij të 35-të të ndryshëm në La Liga, duke barazuar rekordin e legjendës së klubit, Raul Gonzalez, i cili ishte lojtari që iu kishte shënuar më shumë kundërshtarëve për Real Madridin.

Një gjë të tillë dhe një moment historik si ky rekord nuk e kishte arritur as ish-sulmuesi portugez i Los Blancos, Cristiano Ronaldo.


Për më tepër, Benzema tani ka shënuar të paktën një gol në nëntë paraqitje të njëpasnjëshme në La Liga, duke shënuar 11 gola në këtë proces.

Golat e tij kanë kontribuar në një serie prej 12 ndeshjeve pa humbje për Real Madrid në La Liga, pasi ata tani qëndrojnë në krye të tabelës.

Ka pasur edhe gola të rëndësishëm, si ai me thembër kundër Barcelonës në El Clasico dhe barazimi i vonshëm kundër Atletico Madridit në derbi.

Dy golat e shënuar së fundmi ndaj Cadizit e kanë futur Benzeman fuqishëm në garë edhe për ‘Pichichi’ këtë sezon në La Liga, pasi me 21 gola tani gjendet vetëm dy larg Lionel Messit, i cili ka 23 gola deri tani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Boks
Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

La Liga
Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Premier League
Ish-legjenda angleze godet Man United: Ata nuk janë më një ekip gjigant i futbollit

Ish-legjenda angleze godet Man United: Ata nuk janë më një ekip gjigant i futbollit

Premier League
Futbollisti i cili ishte pjesë e

Futbollisti i cili ishte pjesë e "skuadrës speciale" të Bayern Munichut pëson vdekje cerebrale nga lëndimi në kokë

Ligat tjera
Kalo në kategori