LAJMI I FUNDIT:

Bëni vetë rafte të varura: Nuk është aq e vështirë sa duket

Bëni vetë rafte të varura: Nuk është aq e vështirë sa duket

Raftet që mund t’i bëni lehtësisht në shtëpi tërheqin vëmendjen dhe plotësojnë ambientin në një shtëpi moderne. Veç kësaj, janë një bashkim perfekt i estetikës dhe funksionalitetit

Nëse jeni duke menduar për një mobilie të re që do të zbukuronte shtëpinë tuaj, por edhe do të zgjidhte problemin e pozicionimit të detajeve dekorative, librave dhe gjërave të tjera të vogla, një raft është zgjidhja ideale. Dhe kjo vlen për çdo dhomë – nga kuzhina, përmes dhomës së ndenjes dhe dhomës së gjumit, deri në korridor dhe banjë.


Mund të vendosni mbi to objekte të çmuara që dëshironi të theksoni ose të vendosni një lule. Mund t’i bëjë edhe një fillestar, ndërsa ju duhen dërrasa druri, grremça dhe litarë. Për një dukje më urbane, mund të përdorni edhe zinxhirë në vend të litarit, shkruan DecorTips, përcjell Telegrafi.

Për një raft nevojitet një dërrasë rreth një metër, varësisht sa dëshironi të jetë e gjatë. Priteni dërrasën dhe në secilin skaj shponi një vrimë nëpër të cilën do të kalojë litari. Vrima le të jetë së paku dy milimetra më e gjerë se litari për të mos ngecur.

Dërrasën mund ta ngjyrosni apo vetëm ta lustroni, varësisht nëse dëshironi një pamje elegante apo rurale.

Nëse dëshironi raftin i cili do të duket joshës, lëreni imagjinatën tuaj të lirë dhe ngjyrosni raftin me lara, p.sh. me ngjyra pastel. Rafti atëherë do të theksojë murin dhe do të jetë edhe si shtesë estetike e lokalit.

Në mur përforconi grremçat, bashkoni me litar të gjatë rreth një metër, ndërsa atë kalojeni në dërrasë nëpërmjet vrimës.

Dëshironi rafte me kate, merrni disa dërrasa dhe nëpër to kaloni litarin. Nën secilën dërrasë bëni një nyje në mënyrë që ta përforconi dhe lidheni litarin me grremçin të cilin paraprakisht e keni përforcuar në mur. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative

Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative

Stil
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Aktivitete sportive
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Kalo në kategori